Gjurmët e Shkencës në Natyrë: Biodiversiteti dhe Ndotja Akustike

31.01.2024, Dukat. Nxënësit e klasës së gjashtë në Shkollën “Hasan Mëhilli” në Dukat morën pjesë në një udhëtim të dijes për të kuptuar dhe adresuar sfidat mjedisore, duke u përqendruar në çështjen e ndotjes akustike dhe monitorimit të biodiversitetit.

Ndotja akustike, e cila shpesh neglizhohet por ka ndikim në mjedis, u bë temë e studimit gjatë orës mjedisore. Pasi u njohën me pajisjen e specializuar për matjen e ndotjes akustike, matjet u kryen në ambientin e shkollës për të vlerësuar nivelet e ndotjes së zhurmës. Nga gjetjet u konstatua se niveli i zhurmës ishte jo vetëm shqetësuese për jetën e tyre të përditshme, por gjithashtu kishte efekte të dukshme në cilësinë e mësimdhënies brenda mjedisit të tyre shkollor.

Nxënësit pastaj u fokusuan te monitorimi i biodiversitetit, duke drejtuar vëmendjen e tyre te rëndësia e ruajtjes dhe dokumentimit të shumëllojshmërisë së pasur të specieve që banonin rreth tyre. Duke përdorur kamerat kurth, ata kuptuan si merren të dhëna të kafshëve në habitatet e tyre, duke dokumentuar sjelljet dhe ndërveprimet e krijesave të mëdha dhe të vogla.

Përmes aktiviteteve të tilla praktike, u vu në dukje se edhe veprimet që duket se janë të vogla, si zvogëlimi i ndotjes akustike ose krijimi i hapësirave të sigurta për faunën, mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien e njerëzve dhe të mjedisit.