Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

KE rekomandon çeljen e negociatave në një mjedis aspak “Evropian”

‘++ Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë – Gjatë 2017, mjedisi mbeti një nga fushat më problematike ++ Komisioni Evropian publikoi dje Raportin e vitit 2017 për Shqipërinë, sipas të cilit mjedisi vazhdon të jetë një nga fushat më problematike.  Raporti thekson se Shqipëria megjithëse ka bërë disi progres sa i përket përafrimit të politikave dhe legjislacionit me acquis, duhet të bëjë përpjekje serioze për implementimin dhe zbatimin e tyre. Në raport theksohet se Shqipëria duhet ende të përparojë në fushën e përafrimit dhe implementimit të legjislacionit horizontal mjedisor.

CategoriesNe Media

Intervistë @Radio Tirana: nismat e fundit për mbrojten e Vjosës

Lumi Vjosa, një ndër pasuritë natyrore më me vlerë për Evropën është i rrezikuar tashmë nga ndërtimi i pakontrolluar i projekteve hidroenergjetike. Vizioni i organizatave mjedisore, banorëve dhe qeverisjes vendore për të ardhmen e lumit është shpallja e tij Park Kombëtar sipas standardeve Evropiane duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet turizmit.

CategoriesNjoftime për shtyp

Parlamenti Evropian kërkon Park Kombëtar për Vjosën dhe të ndalen projektet e hidrocentraleve

raportin e zgjerimit të Parlamentit Evropian, Parlamenti kritikon në mënyrë eksplicite Qeverinë Shqiptare në lidhje me politikat e saj mbi hidro-energjinë. Në qendër të kritikave të tij janë projektet e hidrocentraleve në Vjosë. Parlamentarët Evropian në mënyrë të veçantë kërkojnë të mos vazhdohet më ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe në vend të tyre të krijohet një park kombëtar përgjatë gjithë rrjedhës së lumit. (shih më poshtë nr. 32).

CategoriesNjoftime për shtyp

Progres Raporti 2015 për Shqipërinë – Sfidat e mbrojtjes së mjedisit

Ajo çfarë konstatohet nga raporti i 2015 është se ka përpjekje për përmirësim të kuadrit institucional për mbrojtjen e mjedisit duke përmendur këtu krijimin e agjencive të veçanta për këtë qëllim si AKZM (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) por megjithatë sipas BE-së ka akoma nevojë për më shumë punë në lidhje me sigurimin e mbrojtjes në zonat e mbrojtura dhe në mënyrë të veçantë në investimet për ndërtimin e hidrocentraleve të cilat duhet të bëhen në përputhje me detyrimet për mbrojtjen e natyrës, në veçanti për zonat e mbrojtura dhe zonat me vlera të larta natyrore.