Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesMECA – Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri Raporte

Raport vlerësimi: Njohja dhe përdorimi i së drejtës Mjedisore nga aktorët lokal në Shqipëri

Ky raport paraqet një vlerësim të njohurive të aktorëve lokal në 6 qarqet (Kukës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë) mbi paketën e së drejtës së mjedisit. Gjetjet e siguruara dhe të paraqitura në studimin japin një informacion të detajuar nga realizimi i aktiviteteve nga projekti siç janë: shpërndarja e pyetësorëve mbi të cilën kanë ndihmuar në ndërtimin e bazës së të dhënave dhe analizimin e gjetjeve.

CategoriesNjoftime për shtyp

Lumi Devoll, dikur ujë i pijshëm, sot vendgrumbullim mbeturinash e ujërash të zeza

Në timbrin e zërit të zotërisë së moshuar që qëndron në pragun e derës të shtëpisë dy katesh, anës rrugës në Bilisht, dallohet nostalgjia për një kohë të shkuar, ku lumi Devoll ishte i kulluar dhe pastër. “Fajin” ia vë demokracisë që sot uji i lumit me të cilin është rritur, ka marrë ngjyrë të zezë, ndërsa anash saj qëndrojnë pirgje inertesh dhe mbeturinash.

CategoriesNjoftime për shtyp

Liqeni i Fierzës vuan pasojat e keqmenaxhimit të mbetjeve brenda dhe jashtë kufirit

Në orët e para të mëngjesit, afër vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në zonën e Mamëzit, Kukës një burrë hyn përmes hyrjes së hapur, teksa mbetjet janë të përhapura kudo. Vendgrumbullimi, i pozicionuar disa metra larg liqenit të Fierzës, është i rrethuar vetëm në anën e rrugës me një mur betoni, ndërsa pjesa tjetër e saj është e hapur, çka mundëson rënien e lirë të plastikës e mbetjeve të tjera po drejtpërdrejt në liqen.