Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Rreth Nesh

Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. Ajo u krijua më 15 dhjetor 2014, si një iniciativë e përbashkët e profesorëve të Departamentit të Biologjisë të Universitetit të Tiranës dhe grupit të punës në Shqipëri të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Për një bashkëjetesë miqësore me natyrën

Misioni

EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri

Ku Punojmë

Puna jonë është përqendruar kryesisht brenda territorit shqiptar, por ajo mund të zgjerohet në vendet fqinje për të zbatuar projekte ndër-kufitare në bashkëpunim me partnerët tanë ekzistues ose të rinj.

Stafi

Të gjitha veprimtaritë e organizatës zhvillohen nga një ekip i dedikuar dhe i specializuar profesionistësh (biologë, teknikë të fushës së mbrojtjes së mjedisit, ekspertë të komunikimit etj.)

Së bashku jemi më të fortë!

Qëllimet

Mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të rinovueshme duhet të jetë i qëndrueshëm për mirëqenien e njeriut në vendin tonë.

Parandalimi i shkatërrimit në rritje të mjedisit natyror dhe aplikimi i masave rehabilituese. Në këtë mënyrë ne synojmë të forcojmë bashkëjetesën miqësore të njeriut dhe natyrës në Shqipëri.

Aktivitetet

Kërkim shkencor

Ruajte dhe menaxhim

Ndërgjegjësim publik dhe sensibilizim

Edukim Mjedisor

Objektivat

Për të arritur qëllimet dhe objektivat e saj EcoAlbania ndjek prioritetet e mëposhtme:

  • Zbatimin e një mbrojtje efektive dhe masave të qëndrueshme të ruajtjes së mjedisit natyror, duke marrë parasysh qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e komuniteteve lokale;
  • Parandalimin e ritmit të humbjes së biodiversitetit dhe zhdukjes së specieve të jetës së egër;
  • Pajtimin me qasjen e një ekonomie ekologjikisht të qëndrueshme, përmes ruajtjes së energjisë, ujit dhe burimeve natyrore, duke përmirësuar jetesën e njerëzve;
  • Orientimin drejt praktikave inkurajuese të ndërgjegjësimit mjedisor aktiv për të aktivizuar dhe të sensibilizuar qytetarët;
  • Mbështetjen e vullnetarizmit si një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë dhe mjedisin natyror;
  • Promovimin e edukimit mjedisor për fëmijët dhe brezin e ri duke e konsideruar mjedisin natyror, si një të mirë të përbashkët dhe duke theksuar nevojën për ta mbrojtur atë nga degradimi dhe shkatërrimi;
  • Ndërmarrjen e fushatave për kufizimin e ndërhyrjeve negative të njeriut në ekosistemet natyrore;
  • Mbrojtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë, si një nga kapitalet më të rëndësishme të vendit, për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Njihuni me ekipin tonë...

Kryetar Bordi

Anëtar i Bordit Shkencor

Anëtar i Bordit Shkencor

Anëtar i Bordit Shkencor

Drejtor Ekzekutiv

Marrëdhëniet me Publikun

Konsulente e Çështjeve Ndërkufitare

Bashkohu me ne...

Vullnetarët na ndihmojnë të sigurohemi që puna jonë të jetë efektive dhe të ketë ndikimin e duhur. Si vullnetar, do të përfshiheni në aktivitetet, projektet dhe iniciativat tona dhe do të fitoni njohuri, përvojë dhe kënaqësi të punës me një grup të motivuar.

Mbështesni punën tonë

Na ndihmoni të rrisim impaktin tonë në ruajtjen e pasurive tona natyrore!

Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00