Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Zhvillim i qëndrueshëm, jo ‘të dalë ku të dalë’ – në shënjestër HEC-et

Para disa javësh u diskutua në Tiranë një draft strategji rajonale për hidroenergji të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, një listë prej 44 projekte HEC-esh më të mëdha se 10 MW nga Shqipëria ishin përzgjedhur nga ekspertë të BE-së dhe renditur me një shkallë përparësie për t’u mbështetur për ndërtim në vitet në vazhdim. Është pozitive dhe me shumë rëndësi vendosja në krye dhe me përparësi për riparimin e HEC-eve ekzistuese.

 

CategoriesNe Media

Mediat raportojnë: Konferencë “Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen”

Në konferencën për shtyp, të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, është diskutuar për problematiken e HEC-eve në lumin e Vjosës. Në konferencë janë bërë pjesë mbështetës dhe ekspert të shumtë për mbrojtjen e lumit por nuk munguan edhe banor të zonave që preken nga ndërtimi i HEC-eve. Banorët shprehën shqetësimet e tyre por organet vendimmarrëse si Deputet, Ministria e Energjisë dhe ajo e Mjedisit pavarësisht se ishin të ftuar munguan në konferencë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Rishqyrtohet projekti për HEC-in e Kalivaçit-Vjosa në rrezik

‘++Qeveria shqiptare ri-hap procedurën për koncesionin e HEC-it të Kalivaçit++OJF-të kundërshtojnë këtë vendim++Tirana, Vienna, Radofzell 31 maj 2017. Pas 20 vjetësh zvarritje dhe shtyrje të punimeve, Qeveria Shqiptare vendosi të anulojë kontratën me kompaninë italiane Kalivaçi Green Energy për hidrocentralin e papërfunduar të Kalivaçit në Vjosë. Menjëherë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ri-hapi procedurat për dhënien e një koncesioni të ri. Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për të ndërtuar këtë hidrocentral deri më 18 korrik 2017, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

CategoriesNjoftime për shtyp

Gjykata ndalon hidrocentralin në Vjosë

Sukses i madh për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Evropë – Vjosës. Dje pasdite Gjykata Administrative shpalli vendimin kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit. Sipas argumentimit të gjykatës procedura për deklaratën mjedisore nëpërmjet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) nuk ishte ndjekur në bazë të ligjit.