Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesRaporte

STUDIM: Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri

Gjetjet e paraqitura në këtë studim kanë për qëllim të japin informacion mbështetës për një planifikim të detajuar të aktiviteteve të projektit HELP-CSO, siç është harta ndër aktive e konflikteve, si dhe njëkohësisht të mbështesë organizatat mjedisore vendore, komunitete vendore, qytetarët aktivë, shkencëtarët, fermerët dhe kompanitë energjetike që të përmirësojnë menaxhimin e rasteve konfliktuale lidhur me hidrocentralet në vend.

CategoriesNe Media

27.al: Ekspertët e pavarur: Shkelje të rënda të lejeve mjedisore në HEC-et e Valbonës

Një grup ekspertësh mjedisi prej 9 personash me tituj shkencorë kanë bërë ekspertizë të pavarur nëse leja mjedisore e dhënë në vitin 2013 për ndërtimin e dy HEC-ve në Dragobi, është bazuar në argumente shkencore. Kjo ekspertizë e kohëve të fundit e dhënë nga Dr. Abdulla Diku, Prof. Dr. Anila Paparisto, Prof. Dr. Aleko Miho Dr. Ermelinda Mahmutaj, Prof. Dr. Ferdinand Bego, Prof. Dr. Lulëzim Shuka, Msc. Olsi Nika, Prof. Dr. Petrit Hoda dhe Prof. Dr. Spase Shumka arrin në përfundimin se leja mjedisore për dy hidrocentralet e kontratës së parë në Dragobi përmban shumë mangësi dhe përfundime me të meta të rënda ne studimin mjedisor.

CategoriesNe Media

228 shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

228 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar përpjekjes së aktivistëve dhe studiuesve shqiptarë për të mbrojtur lumin Vjosë, ndërsa i kanë dërguar të mërkurën kryeministrit Rama kërkesën e tyre zyrtare për një moratorium 3-vjeçar. Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i janë bashkuar nismës së aktivistëve që i kërkojnë qeverisë shqiptare moratorium të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

CategoriesNe Media

Banorët e Poçemit në protestë, kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve

Banorët e luginës së Vjosës, kryesisht nga Kuta e Mallakastrës protestuan sot në rrugën nacionale Levan- Tepelenë pranë fshatit Poçem kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Kjo nuk është protesta e parë që ata organizojnë ku me mbështetjen e organizatave mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare e kanë kundërshtuar që nga fillimi ndërtimin e këtij hidrocentrali dhe i kanë kërkuar qeverisë shqiptare shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe mos lejimin e ndërimit të asnjë HEC-i në gjithë luginën.