Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Politikat për efiçencën energjetike – Vijojnë takimet me të rinjtë e partive politike

Në kuadër të fushatës së edukimit publik lidhur me tematikat e efiçencës dhe performancës së energjisë në vendin tonë, EcoAlbania organizoi më 9 korrik 2018 takimin “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Si pjesë e një seri takimesh, ky ishte takimi i dytë me të rinjtë e forumeve të partive politike, ku përfaqësues të organizatave pjesë e Rjetit të Vigjilencës Mjedisore dhe eksperti i politikave mjedisore ndanë me të pranishmit informacione specifike mbi tematikat energjetike.

CategoriesAktivitete

Politikëbërësit e ardhshëm diskutojnë mbi çështjet e efiçencës së energjisë

 

EcoAlbania ka nisur një seri takimesh mbi “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me anëtarët e forumeve rinore të partive kryesore në vend. Më datë 22.06.2018 në një takim të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë me pjesëmarrjen e të rinjve të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), përfaqësues të EcoAlbanias dhe Qendrës EDEN dhe Z. Erjon Tase nga Akademia e Studimeve Politike kanë diskutuar legjislacionin, politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë, si dhe problematikat që ekzistojnë lidhur me zbatimin e tyre.

CategoriesAktivitete

“Energy Talk” me ekspertë të efiçencës së energjisë dhe të rinjve të Tiranës

 

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Energy Talk – Takim me të rinjtë e Tiranës

EcoAlbania ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në takimin për të rinjtë “Energy Talk – të flasim për energjinë” i cili do të mbahet në datën 28 shtator 2017 ora 16:00, tek Destil Hostel Tirana, salla Alternative Space, rruga “Qamil Guranjaku”, 1001 Tiranë (përballë Liceut Artistik “Jordan Misja”).