Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Bashkohu me Turin e Lumenjve të Ballkanit 3 përmes artit

Balkan River Defence fton artistë të fushave të ndryshme të artit, t`i bashkohen nismës së Turit të Lumenjve të Ballkanit, duke transformuar materialeve njerëzore, drurit, gurit, degëve etj. në art. Ne dëshirojmë t`u japim artistëve një mundësi për të shfaqur visionin e tyre, për të prezantuar punën e tyre me publikun dhe për të kontribuar në përpjekjet e tyre për të mbrojtur lumenjtë e egër të Ballkanit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Rikthehet protesta me kajak për mbrojtjen e Vjosës

Të vendosur mbas një dige simbolike me kajakë, aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe kajakistët e lumenjve të Ballkanit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin e Vjosës dhe kanë kërkuar shpalljen e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë. Më pas ata kanë marshuar drejt digës, duke e shkatërruar atë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Turi i Lumenjve të Ballkanit 3: Protesta, art dhe sporte lumore në lumenjtë e egër

Turi i Lumenjve të Ballkanit, rikthehet për të tretin vit rradhazi në Vjosë për të ndërgjegjësuar politikëbërësit dhe publikun mbi rëndësinë e lumenjve të lirë dhe për ti dhënë zë banorëve të prekur nga zhvilimi pakriter i hidrocentraleve. Balkan Rivers Defence nga Sllovenia dhe EcoAlbania do zhvillojnë disa aktivitete në Luginën e Vjosës dhe në Tiranë nga në datat 7-10 shtator 2018.

CategoriesNe Media

‘Vjosa’ triumfon në Festivalin e Filmit Mjedisor 2016

Çmimi për Filmin më të Mirë të Gjatë në festivalin ndërgjegjësues të filmit mjedisor 2016 në Shqipëri e fitoi realizimi slloven për mbrojtjen e lumit të vetëm të egër të Europës, Vjosës. Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës.

CategoriesNjoftime për shtyp

Një Kajak për Ramën

Mes duartrokitjeve të qindra spektatorëve dhe protestuesve nga lugina e Vjosës, kryesisht nga zonat që preken direkt nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit, kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA marshuan me kajakët e tyre në mes të kryeqytetit. Një prej tyre ishte Rok Rozman – iniciator i Turit të Lumenjve të Ballkanit dhe ish-atlet olimpik nga Sllovenia. Destinacioni i tyre ishte zyra e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për t’i dorëzuar Kryeministrit një kajak të veçantë.

 

CategoriesNjoftime për shtyp

Protestë ndërkombëtare kundër shkatërrimit të lumit të fundit të egër të Europës  

“Vjosa – Jo diga!” Ishte slogani që i drejtohej në ditën e sotme Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Rreth 150 njerëz – kajakistë nga e gjithë Evropa, parlamentarë shqiptarë, banorë,  artistë, pjesëtarë nga organizata shqiptare e ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit si operatorë turistik si dhe Nën Kryetarja e Parlamentit Europian – u mblodhën në brigjet e Vjosës dhe i bënë thirrje Kryeministrit të ndalojë ndërtimin e digave të planifikuara në Vjosë.