Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Shekulli.com: Zhvillim së bashku me natyrën! Në vëmendje ndërtimi i HEC-eve

Zonat e mbrojtura (ZM) shpallen si të tilla për integritetin e tyre, pra për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla dhe shumë të ndjeshme nga ndërhyrjet jo miqësore të njeriut. Për këtë, shpallja dhe menaxhimi si duhet i ZM-ve përbën një detyrim Kushtetues, përmbushje e kërkesave të shumë akteve ligjore dhe nënligjore që garantojnë mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, në përputhje kjo me shumë Konventa dhe Standarde ndërkombëtare.

CategoriesNe Media Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

KohaJonë: Alarmi i shoqatave mjedisore: Po dëmtohet Parku Kombëtar në Karavasta!

Rreth 17 shoqata mjedisore kanë reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes që po kryhet këto ditë në Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në një reagim për mediat, shoqatat thonë punimet e ditëve të fundit mund të prishin gjithë ekuilibrat natyrorë dhe vlerat turistike të Parkut. Shoqatat denoncojnë dhe ekzistencën e një projekti në brendësi të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta të hartuar nga Bashkia Divjakë, i cili mund të sjellë pasoja të rënda nëse vihet në zbatim.

CategoriesNe Media

JavaNews: Mbrojtja e Vjosës – përmbushje e standardeve mjedisore

Në 15 Prill 2016, Parlamenti Europian në Rezolutën për vendin tonë i bën thirrje Qeverisë Shqiptare ‘të kontrollojë zhvillimin e  hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore, si në lumin Vjosë, ashtu dhe në zonat e mbrojtura, për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese’ (Pika 23). Po aty, rekomandon ‘përmirësimin e cilësisë së raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM-të); kjo do të lejonte zbatimin e standardeve të BE të dhëna në Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve, si dhe në Direktivën Kuadër të Ujit (WFD)’. Rezoluta nxit, gjithashtu, Qeverinë tonë ‘të rritë transparencën përmes pjesëmarrjes publike dhe përmes konsultimeve për gjithë projektet e planifikuara’.

CategoriesNe Media

Top Channel: Epidemia e HEC-eve

Lugina e Valbonës dhe e Vjosës do të nënshtrohen nga HEC- et. Në lumin Valbonë janë dhënë lejet që do te ndërtohen 14 HEC– e, 9 prej tyre do të ndërtohen brenda zonës së parkut kombëtar. Ndërsa nga ana tjetër 40 lejet e dhëna nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për ndërtimin e HEC-eve në 270 km të lumit Vjosa e kanë kthyer çështjen e këtij lumi në një çështje që i kalon kufijtë e dy shteteve. Numri i shumtë i HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen mbi lumenjtë e Shqipërisë kanë shqetësuar edhe Parlamentin Evropian.

CategoriesNe Media

Gazeta Shekulli: Përse nuk duhet ndërtuar këndi i lojërave te parku i liqenit

Parku i liqenit artificial në tiranë edhe pse artificial, është për momentin e vetmja “lidhje me natyrën” e cila është lehtësisht e aksesueshme dhe e arritshme nga qytetarët e Tiranës. Në shumë zhvillime, shpesh edhe të pakontrolluara që kanë ndodhur në këto 25 vitet e tranzicionit, kjo hapësirë e blertë publike është nën presion dhe kërcënim të vazhdueshëm. Megjithatë diku fanatizmi qytetar e diku “jo-mediokriteti” i vendim-marrësve kanë mundur që të ruajnë pjesën më të madhe të tij si një trashëgimi qysh prej krijimit të tij.