


Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar
Kohët e fundit, dhjetë fitues të Çmimit Alternativ Nobel – përfshirë Profesorin e mirënjohur Dr. Michael Succow – i drejtuan dhe nënshkruan një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Presidentit shqiptar Ilir Meta dhe disa përfaqësuesve të BE, duke u kërkuar këtyre politikanëve udhëheqës të mbrojnë lumin Vjosa dhe të fillojnë përgatitjet për ta shpallur atë “Parkun e parë Kombëtar të një Lumi të egër në Evropë”. Më konkretisht, ata u bëjnë thirrje politikanëve të ruajnë të gjithë luginën e lumit, duke përfshirë degët e saj dhe që mbrojtjet e parkut kombëtar t’i përmbahen standardeve të IUCN.

Aleanca kundër digës së Kalivaç-it po rritet
Sot, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peci dhe përfaqësuesit e Universiteteve të Tiranës dhe Vjenës, përuruan Qendrën e Kërkimore të Vjosës në brigjet e lumit pranë qytetit të Tepelenës

Dy ditë për shkencën e lumenjve të egër
Më 18 dhe 19 Tetor, Shqipëria u bë një pikë e nxehtë e shkencës së ujërave të ëmbla. Shkencëtarë të njohur nga SHBA, Japonia dhe shumë vende evropiane morën pjesë në Simpoziumin Shkencor të Lumenjve të Egër dhe Natën e Lumenjve të Egër në 18 Tetor në Tiranë. Ditën pasardhëse, ata e kaluan duke lundruar me varka, në lumin e fundit të egër Evropës – në Vjosë. Ishin dy ditë që bashkuan shkencëtarët dhe forcuan përpjekjet e tyre për të shpëtuar lumenjtë e fundit të lirë.

Dy specie të reja në Vjosë – mediat raportojnë
Gjetjet nga puna kërkimore e shkencëtarëve në lumin e Vjosës janë bërë publike në një konferencë për shtyp të mbajtur nga 3 përfaqësues të ekipit të shkecëtarëve më 19 shtator 2017 në Tiranë. Dy lloje të reja për shkencën janë zbuluar në zonën e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Mediat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë raportuar mbi këtë lajm interesant si dhe mbi rëndësinë e realizimit të matjeve të mëtejshme të transportit të sedimenteve, si një nga rekomandimet e shkencëtarëve.

Dy lloje të reja gjallesash të zbuluara në zonën e hidrocentralit të Poçemit
Në prill të këtij viti rreth 30 shkencëtarë nga 4 shtete bënë studime në zonën e hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosa. Sot ata prezantuan gjetjet e tyre në Tiranë. Në vetëm një javë, janë gjetur 300 lloje gjallesash, prej tyre dhe 2 lloje të reja të panjohura më parë për shkencën: një lloj i ri peshku dhe insekti. Ky insekt i ri do të marrë emerin e mbajtësit të tij, Isoperla vjosae. Ndërsa lloji i ri i peshkut ende nuk është emëruar nga shkencëtari që e ka zbuluar. Duhet të kryhen disa teste krahasuese për të qenë plotësisht të sigurtë se është me të vërtetë një specie e re e peshqve. Ndërsa 40 lloje të tjera speciesh janë gjetur për herë të parë në Shqipëri (gjeni raportin paraprak me listën e specieve).