Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Mediat kombëtare raportojnë vendimin e Gjykatës për HEC-in e Poçemit

EcoAlbania në bashkëpunim me organizatat mjedisore EuroNatur, në Gjermani dhe RiverWatch, në Austri, mbështetën 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër, fshat që parashikohej të përmbytej nga ndërtimi i Hidrocentralit në Poçem, duke pretenduar se procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe proçesi i konsultimeve me publikun, ishin bërë në bazë të shkeljeve të legjislacionit shqiptarë dhe atij të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.

CategoriesNe Media

Top Channel: Ngjyrat e Vjosës frymëzojnë krijuesit e firmës Amerikane Patagonia

Ekipi i dizenjuesve të firmës së njohur Amerikane Patagonia kanë vizituar Vjosën për tu fryëzuar mbi koleksionin e rradhës së veshjeve outdoor. Koleksioni do të ketë si temë Vjosën me ngjyrat e saj dhe elementë të vlerave të gjithë luginës duke synuar kështu për të promovuar këtë lumë të rrallë në Evropë dhe për të mbështetur në mbrojtjen e tij.

CategoriesNe Media

Top Channel: Aktivistët e huaj në fushatën “Mbro Zemrën Blu të Evropës”

Zhvillohet protesta e kajakistëve në Vjosë me motivin mbro zemrën blu të Evropës. “Ne i drejtohemi vendimmarrësve sepse ata janë njerëzit që duhet të kenë një vizion ndryshe për zhvillimin e zonës dhe për mbrojtjen  e natyrës. Vizioni ndryshe për ne nënkupton krijimin  një master-plani të qartë të lidhur me prodhimin e energjisë ku do të përcaktohen dhe zonat ku mund të ndërtohen digat dhe ku jo për arsye të vlerave natyrore, sociale, ekonomike etj..

CategoriesNe Media

Top Channel: Epidemia e HEC-eve

Lugina e Valbonës dhe e Vjosës do të nënshtrohen nga HEC- et. Në lumin Valbonë janë dhënë lejet që do te ndërtohen 14 HEC– e, 9 prej tyre do të ndërtohen brenda zonës së parkut kombëtar. Ndërsa nga ana tjetër 40 lejet e dhëna nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për ndërtimin e HEC-eve në 270 km të lumit Vjosa e kanë kthyer çështjen e këtij lumi në një çështje që i kalon kufijtë e dy shteteve. Numri i shumtë i HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen mbi lumenjtë e Shqipërisë kanë shqetësuar edhe Parlamentin Evropian.