Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Mediat kombëtare raportojnë vendimin e Gjykatës për HEC-in e Poçemit

EcoAlbania në bashkëpunim me organizatat mjedisore EuroNatur, në Gjermani dhe RiverWatch, në Austri, mbështetën 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër, fshat që parashikohej të përmbytej nga ndërtimi i Hidrocentralit në Poçem, duke pretenduar se procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe proçesi i konsultimeve me publikun, ishin bërë në bazë të shkeljeve të legjislacionit shqiptarë dhe atij të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit.

CategoriesNe Media

30 shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë kryejnë studime shkencore në Vjosë: Jo HEC-it të Poçemit

30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj të ardhur nga Austria,Gjermania, Sllovenia janë mbledhur për të studiuar për rreth 1 javë lumin e Vjoses, rreth efekteve negative që pritet të ketë ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit.  Ekipi i studiuesve të mjedisit ka bërë kërkime në  5 km gjatësi  dhe 2 km gjerësi  në afëri të fshatit Kutë, që është parashikuar  të përmbytet  nga rezervuari i digës  nëse HEC-i i Pocemit  do të ndërtohet. Ekspertët flasin për një rezultat komples të studimit, ku në lumin e fundit të egër në Evropë, sic e cilësojnë ata, janë konstatuar, shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks.

CategoriesRaporte

Vjosa – Një mundësi e veçantë për Shkencën Lumore Europiane (RAPORT)

Për herë të parë, ekspertët nga universitetet e Shqipërisë, Austrisë dhe Gjermanisë do të mblidhen së bashku për të paraqitur dhe diskutuar se çfarë dihet për Vjosën dhe për të përcaktuar boshllëqet në njohuri. Ndërsa ekpertët nga Shqipëria do të sjellin informacionin egzistues për këtë lumë si mbështetje për të përpunuar konceptet e zhvillimit dhe të menaxhimit, kolegët e tyre nga Austria dhe Gjermania do të paraqesin standardet ndërkombëtare për shkencën lumore dhe kërkesat ligjore të Bashkimit Europian. Konferenca do të përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve qe vijojnë: Çfarë dimë ne për Vjosën? Çfarë nevojitet të hulumtohet në përputhje me standardet e BE-së? Çfarë nevojitet të vlerësohet gjatë përgatitjes së planeve për hidrocentrale? Çfarë roli mundet të luaj Vjosa në shkencën lumore të Europës?

CategoriesRaporte

Fakte dhe të dhëna mbi HEC-in e Poçemit

Projekti “Poçem” konsiston në ndërtimin e një dige rreth 50 metra të lartë, e cila jo vetëm që do të ndikojë drejtpërdrejt në një nga seksionet më me vlerë të Vjosës për shkak të përmbytjeve, por do te sjellë problem serioze edhe në rrjedhën poshtë digës. Procedurat ligjore janë aktualisht në vazhdim, megjithatë, vlen të theksohet se informacioni në lidhje me VNM-në, Lejet Mjedisore dhe Dëgjesat Publike lidhur pikërisht me këtë projekt është mbajtur vazhdimisht fshehur për më shumë se 7 muaj nga autoritetet përgjegjëse (Agjencia Kombëtare e Mjedisit), pavarësisht insistimit  të EcoAlbania-s për ta pasur këtë informacion.

CategoriesNe Media

Top Channel: “Pse kërkojmë moratorium 3 – vjeçar për Vjosën”

Të ftuar në “Wake up” Top Channel TV: Prof. Aleko Miho nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Besjana Guri nga EcoAlbania për të folur mbi kërkesën e shkencëtarëve për moratorium 3 vjeçar të HEC-eve në Vjosë. Shkencëtarët Shqiptarë dhe Evropian kundër HEC-eve. Të mbledhur së bashku për ti bërë të ditur qeverisë që ti rishikoj edhe njëherë raportet e vlerësimit në mjedisë  pasi ato ekzistuese që janë dhënë për Vjosën janë jashtë çdo standardi mjedisor.

CategoriesNe Media

Reporter.al: Studiuesit kërkojnë moratorium kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Studiues shqiptarë dhe të huaj diskutuan për pasurinë unike të biodiversitetit të lumit Vjosë dhe i kërkuan qeverisë Shqiptare një moratorium 3-vjeçar të përdorimit të tij për hidroenergji. Rreth 50 profesorë dhe studiues nënshkruan të mërkurën një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për zbatimin e një moratoriumi 3-vjeçar mbi ndërtimet në lumin Vjosë dhe degët e saj.