Promovimi i ndërgjegjësimit mjedisor: Nxënësit e shkollës Dëshmorët e Prishtinës në Shkodër si Frymëzues të Mjedisit

Më 31 Janar 2024, 10 nxënës të shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”, Shkodër u njohën me ndotësit e Ajrit, Ujit dhe Tokës, duke u përqendruar në nevojën kritike për të mbrojtur dhe ruajtur ekosistemet dhe gjallesat. Ky aktivitet synoi të sensibilizonte nxënësit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit teorikisht dhe praktikisht.

Në një eksperiment praktik, u bë shfaqja vizuale e ndikimit të dioksidit të karbonit në atmosferë përmes krijimit të flluskave të CO2. Ky eksperiment u realizua me qëllim përforcimin e kureshtjes dhe sjelljen në vëmendje të rëndësisë së veprimeve në adresimin e çështjeve mjedisore.

Përveç kësaj, u theksuan edhe në veprimet praktike që secili prej nesh mund të ndërmarrë, si riciklimi dhe hedhja e mbeturinave në vendin e duhur. Këto veprime të thjeshta, megjithëse të vogla, kanë një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe në ruajtjen e ekosistemeve.