HISTORI SUKSESI
Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar
Parku i parë i një lumi të egër në Evropë merr në mbrojtje mbi 400 km sistem lumor, ku përfshin lumin Vjosa nga kufiri me Greqinë deri në grykëderdhje në Adriatik, si dhe degët me rrjedhje të lirë: Bënça, Shushica dhe Drino.
Për një bashkëjetesë miqësore me natyrën
Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. Ajo u krijua më 15 dhjetor 2014…
Misioni
EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri.
Stafi
Të gjitha veprimtaritë e organizatës zhvillohen nga një ekip i dedikuar dhe i specializuar profesionistësh (biologë, teknikë të fushës së mbrojtjes së mjedisit, ekspertë të komunikimit etj.
Ku Punojmë
Puna jonë është përqendruar kryesisht brenda territorit shqiptar, por ajo mund të zgjerohet në vendet fqinje për të zbatuar projekte ndër-kufitare në bashkëpunim me partnerët tanë ekzistues ose të rinj.
Qëllimet
Mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të rinovueshme duhet të jetë i qëndrueshëm për mirëqenien e njeriut në vendin tonë.
Ruajtja e ekosistemeve natyore për brezat e ardhshëm.
Të gjitha përpjekjet tona për ruajtjen e ekosistemeve natyrore, specieve dhe habitateve të tyre, janë në funksion të sigurimit të trashëgimisë natyrore për brezat që do vijnë. Mbështetja juaj na ndihmon të vazhdojmë punën e pandalur për të advokuar dhe lobuar për natyrën në Shqipëri.
Mbështetni punën tonë
Na ndihmoni të ruajmë ajrin që thithim, ujin që pimë dhe vendet që i çmojmë
Bëhu Forca për të Ardhmen
Vullnetarët na ndihmojnë të sigurohemi që puna jonë të jetë efektive dhe të ketë ndikimin e duhur. Si vullnetar, do të përfshiheni në aktivitetet, projektet dhe iniciativat tona dhe do të fitoni njohuri, përvojë dhe kënaqësi të punës me një grup të motivuar.