Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Dita e Vjosës në zemër të Shqipërisë

Dita e Vjosës- një festë shumëngjyrëshe me pjesëmarrje nga i gjithë komuniteti i luginës së Vjosës u mbajt me 6 qershor 2015 për herë të parë nga EcoAlbania në Tiranë, me qëllim  shpalosjen e vlerave të luginës dhe mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Evropës. Gjatë gjithë kësaj dite festive të pranishmit u shoqëruan me frymën e Vjosës duke filluar që nga informacionet historike, problematikat, muzika, e deri tek produktet tradicionale të zonës së Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës e Selenicës.

CategoriesNe Media

Dita e Vjosës në Tiranë

Mbrojtja e Vjosës si ‘Lumi i fundit i Egër”, ka qenë sot kryefjala e aktivitetit të çelur në kryeqytet i quajtur Dita e Vjosës. Aktiviteti u zhvillua në mbështetje dhe promovim të lugines së Vjosës me deget e saj si Lengarica & Bënca.

 

CategoriesNe Media

Mëngjes informues në Mirësevejn në TVSH

Në kuadër të “Ditës Botërore të Mjedisit” përfaqësuesja e EcoAlbania, Besjana Guri e ftuar në emisionin “Mirësevjen” në TVSH për të folur mbi fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” si dhe për promovimin e “Ditës së Vjosës”.

CategoriesAktivitete

Banorët e Selenicës në mbështetje të idesë Vjosa Park Kombëtar

Në Selenicë, morën pjesë rreth 80 banorë, përfaqësues të shoqërisë civile, media kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky takim i mbajtur më 13 mars 2013, është pjesë e një serie takimesh që janë zhvilluar përgjatë gjithë luginës dhe synon të informojë grupet e ndryshme të interesit brenda komunitetit vendor dhe më gjerë mbi vlerat që mbart lumi Vjosa dhe pellgu i tij ujëmbledhës si dhe kërcënimet që i kanosen.

CategoriesNe Media

Beteja për lumin Vjosa

Reuters

Ambjentalistët po kërkojnë shpalljen e një parku kombëtar përgjatë luginës së Lumit Vjosa me synimin për të penguar planet për projekte hidroenergjetike mbi lumë. Ata kanë tani mbështetjen edhe të banorëve lokalë. Por, siç mësojmë nga reportazhi në vazhdim, beteja për mbrojtjen e Vjosës nuk mbaron me kaq