16.01.2024 Hoxharë, Fier. Ora e edukimit mjedisor në shkollën “Lëvizja Demokratike”, u zhvillua si një zbulim i këndshëm. Fëmijët në këtë shkollë inkorporojnë parimet mjedisore, duke treguar një angazhim admirues për një jetë të qëndrueshme. Në këtë seancë edukative, u kombinuan aspektet teorike dhe praktike, duke përfshirë ndërtimin e një mulliri ere prej letre dhe zhvillimin e lojrave edukative.
Në pjesën teorike, u theksua rëndësia e përdorimit të energjisë së rinovueshme. Fëmijët ndanë me ne përvojat e tyre në përdorimin e energjisë diellore në shtëpitë e tyre, duke theksuar si kjo zgjedhje kontribuon në mënyrë pozitive për mjedisin. Për të bërë më të kuptueshme konceptet rreth burimeve të rinovueshme, së bashku ndërtuam një mulli ere prej letre dhe diskutuam mbi funksionimin e tij.
Për të përfunduar ditën në natyrë, luajtëm lojëra ndëraktive si “Rrjeta e Peshkatarit” , “Imitimet” etj. për të siguruar që përvoja edukative të jetë jo vetëm informuese, por edhe argëtuese.
Faleminderojmë shkollën “Lëvizja Demokratike” për bashkëpunimin e tyre dhe pjesëmarrjen aktive në këtë nismë mjedisore. Le të ecim së bashku drejt një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme!