Edukimi Mjedisor në Shkollën Kostandin Peta, Çlirim, Fier: CO2 dhe impakti i tij në mjedis.

15 janar 2024 Çlirim,Fier. Në shkollën “Kostandin Peta” u zhvillua një orë e edukimit mjedisor. Kjo orë mjedisore përfshiu çeshtjen e ndotjes mjedisore, emetimin e CO2 në atmosferë si dhe një eksperiment për të parë nga afër bulëzat e dioksidit të karbonit.

Me çeshtjen e ndotjes mjedisore si fokus kryesor lindën diskutime me nxënësit mbi faktorët kryesorë që e shkaktojnë atë. Sa ndikojmë ne në përditshmëri? A mund të përdorim në jetën e përditshme ujin e ndotur? A jetojmë dot në një qytet me ajër të ndotur? Sa e rëndësishme është që t’i kushtojmë vëmendje veprimeve tona sado të vogla por me impakt të madh në mjedis ? Si ndikon rritja e sasisë së COnë atmosferë ?

Për ta prekur nga afër këtë gaz që është i pranishëm në ajër shërbeu eksperimenti i CO2.  Duke ripërdorur shishet plastike si enë reaksioni , u përzie uthull (acid acetic) me sodë buke (bikarbonat natriumi).Ky është një reaksion kimik që prodhon gaz dioksid karboni. Eksperimenti tregon vizualisht emetimin e CO2. Ky koncept mund të përdoret për të theksuar se veprimtaritë njerëzore, duke përfshirë prodhimin industrial dhe përdorimin e burimeve të paripërtëritshme, kanë një ndikim në atmosferë.

Le të vazhdojmë të frymëzojmë njëri-tjetrin për të marrë masa pozitive. Këto njohuri dhe ndërgjegjësimi i nxënësve janë hapat fillestarë drejt një mjedisi më të shëndetshëm për të gjithë.