Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesESPID4Vjosa Lajme

Bashkëpunimi ndërkufitar Greqi-Shqipëri: Drejt një menaxhimi sa më efektiv të basenit Ujor Vjosë-Aoos.

Vlorë, 10 nëntor 2023. Pas një vizite të sukseshme të zhvilluar në Janinë në korrik të këtij viti, mirëpritëm në Vlorë delegacionin Grek të përbërë nga Prefekti i Janinës Z. Alexandros Kahrimanis, kryetari i Bashkisë së Konicës Z. Nikolaos Eksarxos , kryetari i bashkisë së Zagorisë Z. George Soukoubelos si dhe drejtues të agjencive rajonale […]

CategoriesESPID4Vjosa Lajme

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Vjosën: Në Workshopin me tematikë “Qasja LEADER”

Tepelenë, 6 Nëntor 2023. Përfaqësues të OSHC-ve lokale nga lugina e Vjosës u bënë bashkë në  workshopin e dytë të Rrjetit të Shoqërisë Civile të Basenit të lumit Vjosa, si vazhdimësi e punës së nisur që me themelimin e rrjetit dhe raundin e parë të seminareve të mbajtur më herët në Vlorë. Qëllimi i këtyre […]

CategoriesESPID4Vjosa Aktivitete

Mirëqeverisja e ujit: Përfaqësues të autoriteteve shqiptare marrin pjesë në vizitën e shkëmbimit me Komisionin Evropian në Bruksel

Bruksel, 19-20 Shtator, 2023. Vizita e dytë e shkëmbimit në kuadër të projektit ESPID 4 VJosa u zhvillua në Bruksel, mes përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Komisionit Evropian, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e mirëqeversijes së ujit. Përfaqësues të AMBU, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, AKBN, AKF, ADA si […]

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Formimi i Rrjetit të Shoqërisë Civile të Vjosës dhe firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit

Më datë 12-13 Prill u zhvillua takimi me shoqërine civile në Gjirokastër dhe në Vlorë me qëllim ndarjen e mendimeve, eksperiencave, propozimeve për ngritjen e një Rrjeti të Shoqërisë Civile (RRSHC) të Basenit Ujor Vjosë. Të gjithë organizatat pjesëmarrëse u dakordësuan për krijimin e këtij rrjeti dhe më 26 Maj 2023 u nënshkrua Memorandumi i […]

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Raundi i parë i seminareve me grupet e interesit për problematikat në basenin e lumit Vjosë

Si vazhdimësi e punës së ekipit të projektit ESPID4Vjosa është zhvilluar raundi i parë i seminareve me përfaqësues të pushtetit vendor, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetin lokal të pellgut të lumit Vjosë. Raundi i parë i seminareve u zhvillua në Tepelenë, Vlorë, Përmet dhe Gjirokastër nga ekipi i projektit në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar […]

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Vizitë studimore në tre parqet kombëtare në Austri: Gesäuse, Kalkapen dhe Thayatal

Në Tetor 2022 u zhvillua një vizitë studimore në Parkun Kombëtar të Gesäuse, Kalkalpen, dhe Thayatal, në Austri. Pjesë e kësaj vizite studimore ishin përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve rajonale dhe kombëtare të lidhura drejtëpërdrejtë me planifikimin dhe menaxhimin e territorit dhe burimeve ujore në Shqipëri, si dhe ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit dhe menaxhimit […]

×