Formimi i Rrjetit të Shoqërisë Civile të Vjosës dhe firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit

Më datë 12-13 Prill u zhvillua takimi me shoqërine civile në Gjirokastër dhe në Vlorë me qëllim ndarjen e mendimeve, eksperiencave, propozimeve për ngritjen e një Rrjeti të Shoqërisë Civile (RRSHC) të Basenit Ujor Vjosë. Të gjithë organizatat pjesëmarrëse u dakordësuan për krijimin e këtij rrjeti dhe më 26 Maj 2023 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis shoqatave të basenit të lumit Vjosë për krijimin e Rrjetit të Shoqërisë Civile të Vjosës.

Rrjeti i Shoqërisë Civile (RRSHC) ka si qëllim përfshirjen e shoqërisë civile në të gjithë procesin e mbrojtjes, menaxhimit apo zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të lumit Vjosë. Përfaqësuesi i rrjetit do të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Basenit Ujor.

Rrjeti i Shoqërisë Civile të Basenit të Vjosës synon të zhvillojë më shumë kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në drejtim të menaxhimit dhe vendimmarrjes së përgjegjshme të burimeve ujore, të sigurojë pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse dhe menaxhimin e burimeve ujore dhe të sigurojë pjesëmarrjen dhe kontributin sa më gjithëpërfshirës të OSHC-ve në hartimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor Vjosë (PMBU Vjosë).

Në vijim ekipi i projektit ESPID4Vjosa së bashku me ekspertët kombëtarë do të zhvillojnë një seri trajnimesh për Rrjetin e Shoqërisë Civile të Vjosës.

Nis procesi i krijimit të Rrjetit të Shoqërisë Civile të Vjosës (RrShCV)

Raundi i parë i takimeve i zhvilluar në Gjirokastër dhe Vlorë kishte për qëllim prezantimin e nismës RrShCV si pjesë e projektit #ESPID4Vjosa.

Përfaqësues nga organizatat vendore të shoqërisë civile në rrethet e Gjirokastrës dhe Vlorës morën pjesë aktive në takime dhe dhanë mendimet dhe propozimet e tyre në lidhje me funksionimin dhe strukturën e rrjetit.

Qëllimi kryesor i projektit ESPID4Vjosa i drejtuar nga EcoAlbania është të mbështesë organizatat lokale në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për vendimmarrje dhe menaxhim të përgjegjshëm të burimeve ujore. Kjo gjithashtu do t’i ndihmojë ata të përfshihen më aktivisht në proceset vendimmarrëse dhe menaxhimin e burimeve ujore si dhe të përmirësojnë pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre gjithëpërfshirës në hartimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Basenit Ujor të lumit Vjosa.

Iniciativa VCSN është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore në pellgun e lumit Vjosa dhe nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile në rajon.

Formalizohet “Rrjeti i Shoqërisë Civile të Vjosës” (VCSN).

  • Sot organizatat lokale të basenit të Vjosës nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mbi funksionimin e rrjetit VCSN si dhe morën pjesë në workshopin e organizuar nga EcoAlbania në Vlorë, mbi tematikat e më poshtme:
  • Roli i përfshirjes së bashkive në proceset vendimmarrëse në sektorin e ujit.
  • Roli i barazisë gjinore dhe grupeve të margjinalizuara në proceset vendimmarrëse në sektorin e ujit
  • Kuadri ligjor dhe rregullator i menaxhimit të baseneve si dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrje.