Me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, më 02 Shkurt 2024, 20 nxënës të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë u angazhuan në një aktivitet edukativ mjedisor, i cili u përqëndrua në zgjerimin e njohurive për ligatinat dhe thellimin e kuptimit të rëndësisë së tyre duke ndërtuar një mini version ligatine.
Diskutimi u përqëndrua në mënyrën e formimit të ligatinave duke analizuar procesin e formimit të tyre dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në mbrojtjen nga fenomene si përmbytjet, si dhe për ekosistemin dhe biodiversitetin në natyrë. Kjo u personifikua në praktikë përmes përdorimit i një shishe plastike u shfrytëzua për të krijuar një mini version të një ligatine.
Për të theksuar shumëllojshmërinë dhe rëndësinë e biodiversitetit që ligatinat e shkaktojnë, u zhvillua edhe një model i një flamingoje nga letër, si një simbol për popullsinë e këtij zogu në territorin shqiptar, sidomos në lagunën e Nartës.