Resorti i Mabetex kërcënon Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta”
Në një konferencë për shtyp në lagunën e Divjakës, disa shoqata mjedisore, kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit nga Mabetex në Divjakë. Sipas organizatave AOS, EcoAlbania, PPNEA dhe EuroNatur, projekti është parashikuar të ndërtohet brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili është shpallur si zonë e mbrojtur që prej vitit 1964. Ky projekt do të rrezikonte biodiversitetin dhe habitatet natyrore më të rëndësishme në brigjet e Adriatikut.