Reporter.al: Lufta për ‘zemrën blu’ të Alpeve shqiptare
Projektet e shumta hidroenergjetike kërkojnë të fusin në tub lumin e egër të Valbonës dhe përrenjtë e shumtë malorë që e ushqejnë atë, duke vënë në rrezik mjedisin dhe të ardhurat e gjeneruara nga turizmi. Lumi i Valbonës është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve Shqiptare, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë, ujvara dhe kanione piktoreske, të cilat tërheqin çdo vit dhjetra-mijëra turistë të huaj dhe vendas.