Top Channel: Hidrocentralet mbi Valbonë

Kronikë nga Fiks Fare / Top Channel

Në lumin e Valbonës, zonë e mbrojtur me statusin e Parkut Kombëtar, janë dhënë 11 leje koncensionare për ndërtimin e 11 Hidrocentraleve me kapacitete të vogla prodhuese. Lejet u dhanë në vitet 2008 dhe 2009 si dhe një pjesë e tyre në vitin 2013. Në atë kohë mbizotëronte ideja e shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi energjetike dhe u dhanë 520 leje koncensionare për ndërtimin e HEC-eve në shumë lumenj të vendit.

Intervistë banorët e zonës

Ato thonë se me çfarë kanë dëgjuar kanë informacion për ndërtimin e 14 HEC-eve. Nëse HEC-et ndërtohen Valbona do të shterojë dhe nga kjo turizmi do të marrë fund. Valbona nuk është lumë i thellë, i përshtatshëm për Hidrocentrale. Njerëzit vijnë këtu për lumin. Lumi do të thahet sepse HEC pas HEC-i do të ketë ndikim.

Ka tre problematika në ndërtimin e HEC-eve thotë Katerina, amerikania që prej 7 vitesh jeton në Valbonë: Problemi me ambientin, problemi me ekonominë dhe problemi i keqqeverisjes. Pasi lejet për këto HEC-e nuk janë të rregullta. Kjo gjë ka nevojë për konsultim publik, gjë që nuk është bërë. 14 HEC-e të bashkuara është një projekt gjigand , nuk do të shikohet lumi dhe do ndërtohen shtylla të mëdha për energjinë, do të kthehemi në një vend industrial.

Intervistë kryeplaku i fshatit Kol Gjoni.

Ai thotë se në një kohë shumë të shkurtër turizmi në Valbonë ka marrë hov të madhë. Në të gjitha reklamimet që i bëhen vendit nga operatoret turistik apo nga vetë shteti është në qendër lumi dhe Valbona pa lumin nuk ka kuptim. Të ardhurat e turizmit janë më të larta se të ardhurat nga energjia. Leja është dhënë në 2013- tën por ne e kemi marrë vesh vetëm para 2 muajsh. Nuk jemi pyetur si komunitet. Ai pranon faktin se në listë ka dhe emrin e një personi të vdekur, i cili presupozohet se ka firmosur duke qenë dakord për ndërtimin e HEC-eve.

Intervistë Kryetari i shoqatës së Turistëve, Valbonë Alfred Selimi

Ai tregon se 40 deri në 50 mijë turistë kanë vizituar Valbonën në vitin 2015. Interesi i tyre më i madh është për natyrën e virgjër. Nga turizmi përfiton e gjithë Tropoja. 95 përqind e njerëzve këtu jetojnë me turizmin, e në të kundërt zona do të shkatërrohej. Valbona e mban Tropojën në jetë.

Intervistë Zv/kryetari i Bashkisë Tropojë Kasmet Ponari.

Ai tregon se në kohën kur u dhanë lejet për hidrocentralet, Valbona i përkiste komunës së Margegajve. Nuk jam i sigurt nëse u pyet komuniteti apo jo. Fitimi që sjell ndërtimi i HEC-ve shkon në një grup të caktuar individësh, ndërsa ai që sjell turizmi është për të gjithë. I pyetur çfarë ka bërë pushteti lokal për këtë gjë, ai përgjigjet se ka një muaj e pak që e ka marrë vesh për ndërtimin e H-eve, është punuar në mënyrë të fshehtë dhe jo të drejt për drejtë.

Intervistë Besjana Guri Mbrojtëse e mjedisit

Ajo tregon se nga epidemia e HEC-eve janë prekur shumë lumenj të vendit përfshirë këtu edhe Valbonën. 520 leje koncensionare janë dhënë për ndërtimin e Hidrocentraleve në shumë lumenj të vendit. Valbona është zonë e mbrojtur e kategorisë së dytë dhe njëherësh park kombëtar. Në të tilla zona nuk lejohet me ligj të ndërtohet asnjë Hidrocentral. Ndërtimi i HEC-eve do të sillte shpyllëzim dhe impakt të menjëhershëm në gjallesat që jetojnë në këtë ekosistem.

Intervistë Lavdosh Feruni Aktivist Mjedisor

Ai tregon se fakti që komuniteti është kundra për këtë ndërtim, kjo do të thotë shumë. Kush është ai vend që nuk do të shndërrohet në një vend industrial? Komuniteti duhet marrë në konsideratë gjithashtu dhe lidhja e tyre ekonomike e shpirtërore me mjedisin. Duhet të kuptohet nga vendimmarrësit, se kemi të bëjmë me një përkeqësim të jetesës së komunitetit nëse denatyrohet ky ekosistem.

Shkresë Kthim përgjigje nga Ministria e Ekonomisë dhe e Energjetikës. Rezulton të jenë dhënë 3 kontrata koncensionare të cilat përfshijnë ndërtimin e disa HEC-eve në zonën e Valbonës. Të tre kontratat koncensionare janë nënshkruar dhe miratuar gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Ato janë firmosur respektivisht nga Genc Ruli dhe Eno Bozdo përkatësisht në cilësinë e Ministrit dhe Zv. Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës. Njëra prej kontratave koncensionare ka marrë lejen e ndërtimit nga KKT në vitin 2012. Kontrata e dytë ka marrë lejen e ndërtimit nga KKT në vitin 2014 ndërsa kontrata e tretë ende nuk ka leje ndërtimi të miratuar nga KKT-ja.

Intervistë Drejtori i zonave të mbrojtura Zamir Dedej

Ai thotë se në kohën e qeverisë së mëparshme ishte në plan që Shqipëria të kthehet në një superfuqi energjetike, tani duhet shumë punë që çdo gjë të rikuperohet. Ai tregon se lejet mjedisore të këtyre HEC- eve kanë skaduar në vitin 2013, pasi shumica e kontratave u lidh në korrik të 2013-tës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *