Top Channel: Epidemia e HEC-eve

Nga Top Show / Top Channel

Në pjesën e parë diskutohet për hidrocentralet në Valbonë.

Lugina e Valbonës do të nënshtrohet nga HEC- et. Mbi 25 km të lumit Valbonë janë dhënë lejet që do të ndërtohen 14 HEC– e të konsideruara nga shoqëria civile si investime kundër natyrës , 9 prej tyre do të ndërtohen brenda zonës së parkut kombëtar e cila mbrohet me ligj që nga viti 1996. Duket se ndërtimi i tyre nuk do të jetë aq i thjeshtë sa ishin lejet mjedisore që kanë marrë koncensionarët. 3 vite më parë, kur nisi ndërtimi i tunelit të HEC- it, banorët kuptuan iluzioninet e HEC- eve që e kthen ujin në arë dhe nisën protestat.

Në pjesën e dytë dhe të tretë diskutohet për planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë.

Vjosa është i vetmi lumi i lirë nga burimi deri në grykëderdhje , për shkak të gjendjes së tij natyrore ai konsiderohet si lumi i fundit i egër në Evropë. 40 lejet e dhëna nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për ndërtimin e HEC-eve në 270 km të tij e kanë kthyer çështjen e lumit Vjosë në një çështje qe i kalon kufijtë e dy shteteve. Numri i shumtë i HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen mbi lumenjtë e Shqipërisë kanë shqetësuar edhe Parlamentin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *