Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë
Një grup artistësh nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë Eda Zarin, Elina Dunin, Gent Rushin, Arbent Xhaferin, grupin Jericho etj., do të këndojnë për të protestuar në mbrojtje të Valbonës dhe kundër importit të plehrave në Valbonë dhe Tiranë këtë fundjavë. Dy këngëtaret shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan një konferencë të pazakontë për media të enjten më 27 tetor në Tiranë, ku njoftuan angazhimin e tyre qytetar në mbrojtje të lumit të Valbonës nga hidrocentralet dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri krahas aktivistëve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe të banorëve të luginës së Valbonës.