Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët nga Universiteti BOKU i Vjenës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës vizitojnë sërish luginën e Vjosës për Studimin e sedimenteve.

Tiranë, 20 Mars 2018. Shkencëtarët nga Austria dhe Shqipëria vijojnë studimet në lumin e Vjosës – lumin e fundit të egër më të madh në Evropë. Sot ata mbajtën një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet nga ekspediatat e realizuara gjatë vitit 2017 në luginën e Vjosës si dhe të dhënat e fundit nga puna në terren.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase duhet të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar

Shkup, Radolfzell, Strasburg. Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e tij të përvitshme, që u mbajt në datat 5-8 Dhjetor vendosi se planet për 17 hidrocentrale në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti i Përhershëm theksoi shqetësimin e tij kryesor lidhur me vijimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla brenda parkut.

 

CategoriesNjoftime për shtyp

Zhvillim i qëndrueshëm, jo ‘të dalë ku të dalë’ – në shënjestër HEC-et

Para disa javësh u diskutua në Tiranë një draft strategji rajonale për hidroenergji të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, një listë prej 44 projekte HEC-esh më të mëdha se 10 MW nga Shqipëria ishin përzgjedhur nga ekspertë të BE-së dhe renditur me një shkallë përparësie për t’u mbështetur për ndërtim në vitet në vazhdim. Është pozitive dhe me shumë rëndësi vendosja në krye dhe me përparësi për riparimin e HEC-eve ekzistuese.

CategoriesNe Media

Mediat raportojnë: Konferencë “Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen”

Në konferencën për shtyp, të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, është diskutuar për problematiken e HEC-eve në lumin e Vjosës. Në konferencë janë bërë pjesë mbështetës dhe ekspert të shumtë për mbrojtjen e lumit por nuk munguan edhe banor të zonave që preken nga ndërtimi i HEC-eve. Banorët shprehën shqetësimet e tyre por organet vendimmarrëse si Deputet, Ministria e Energjisë dhe ajo e Mjedisit pavarësisht se ishin të ftuar munguan në konferencë.

CategoriesNe Media

Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale

Qeveria shqiptare ka anuluar punimet e hidrocentralit të Kalivaçit nga kompania Kalivaçi Green Energy e biznesmenit italian Becchetti, megjithatë Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur menjëherë procedurat për gjetjen e një investitori të ri në Kalivaç. Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa, po rrjedh aktualisht i lirë nga HEC-et të paktën për […]