Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Reporter.al: Lufta për ‘zemrën blu’ të Alpeve shqiptare

Projektet e shumta hidroenergjetike kërkojnë të fusin në tub lumin e egër të Valbonës dhe përrenjtë e shumtë malorë që e ushqejnë atë, duke vënë në rrezik mjedisin dhe të ardhurat e gjeneruara nga turizmi. Lumi i Valbonës është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve Shqiptare, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë, ujvara dhe kanione piktoreske, të cilat tërheqin çdo vit dhjetra-mijëra turistë të huaj dhe vendas.

CategoriesNe Media

ABCnews: Lunacek për Vjosën

Pas vizitës së saj në luginën e Vjosës, si pjesë e Turit të Lumenjve të Ballkanit, Zv. Presidetja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek ngriti çështjen e Vjosës në mbledhjen e rradhës, duke u ndalur te rëndësia e mbrojtjes së saj për vlerat e mëdha natyrore, ekonomike, historike dhe sociale te lumit.

CategoriesNe Media

Gazeta Tema: Kajak për Ramën

Mes duartrokitjeve të qindra spektatorëve dhe protestuesve nga lugina e Vjosës, kryesisht nga zonat që preken direkt nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit, kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Holanda dhe SHBA marshuan me kajakët e tyre në mes të kryeqytetit.

CategoriesNe Media

Top Channel: Hidrocentralet mbi Valbonë

Kronikë nga Fiks Fare / Top Channel Në lumin e Valbonës, zonë e mbrojtur me statusin e Parkut Kombëtar, janë dhënë 11 leje koncensionare për ndërtimin e 11 Hidrocentraleve me kapacitete të vogla prodhuese. Lejet u dhanë në vitet 2008 dhe 2009 si dhe një pjesë e tyre në vitin 2013. Në atë kohë mbizotëronte […]

CategoriesNe Media

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.

×