Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Mediat raportojnë: Konferencë “Rrugëtimi për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe sfida për të ardhmen”

Në konferencën për shtyp, të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, është diskutuar për problematiken e HEC-eve në lumin e Vjosës. Në konferencë janë bërë pjesë mbështetës dhe ekspert të shumtë për mbrojtjen e lumit por nuk munguan edhe banor të zonave që preken nga ndërtimi i HEC-eve. Banorët shprehën shqetësimet e tyre por organet vendimmarrëse si Deputet, Ministria e Energjisë dhe ajo e Mjedisit pavarësisht se ishin të ftuar munguan në konferencë.

CategoriesNe Media

Resorti i Mabetex kërcënon Parkun Kombëtar “Divjakë – Karavasta”

Në një konferencë për shtyp në lagunën e Divjakës, disa shoqata mjedisore,  kanë kundërshtuar ndërtimin e resortit nga Mabetex në Divjakë. Sipas organizatave AOS, EcoAlbania, PPNEA dhe EuroNatur, projekti është parashikuar të ndërtohet brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili është shpallur si zonë e mbrojtur që prej vitit 1964. Ky projekt do të rrezikonte biodiversitetin dhe habitatet natyrore më të rëndësishme në brigjet e Adriatikut.

CategoriesNe Media

30 shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë kryejnë studime shkencore në Vjosë: Jo HEC-it të Poçemit

30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj të ardhur nga Austria,Gjermania, Sllovenia janë mbledhur për të studiuar për rreth 1 javë lumin e Vjoses, rreth efekteve negative që pritet të ketë ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit.  Ekipi i studiuesve të mjedisit ka bërë kërkime në  5 km gjatësi  dhe 2 km gjerësi  në afëri të fshatit Kutë, që është parashikuar  të përmbytet  nga rezervuari i digës  nëse HEC-i i Pocemit  do të ndërtohet. Ekspertët flasin për një rezultat komples të studimit, ku në lumin e fundit të egër në Evropë, sic e cilësojnë ata, janë konstatuar, shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

STOP Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Tiranë, datë 14 prill 2017. Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta shpreh shqetësimin e lartë në lidhje me propozimin për ndërtimin e një qendre urbane në zemër të Parkut Kombëtar dhe në shkatërrim të vlerave të tij.Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga Zonat e Mbrojtura më të njohura, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht territori natyror më i ruajtur në Shqipëri. Si i tillë Parku mbrohet jo vetëm nga legjislacioni shqiptar por edhe nga disa konventa ndërkombëtare si: Konventa Ramsar, e Bernës, ESPOO, etj. Githashtu Divjakë-Karavastaja është zonë përbërëse e Rrjetit Emerald, Zonës e Rëndësishme për Shpendët, epiqendër e Larmisë Biologjike dhe e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Lumi Vjosa në udhëkryq – Tsunam digash apo Park Kombetar?

Njoftim për shtyp nga EuroNatur, Riverwatch dhe EcoAlbania OJF-të deklarojnë: 33 hidrocentrale janë planifikuar në pellgun ujëmbledhës të lumit të fundit të egër në Evropë. Iniciativa “Miqtë e Vjosës” është krijuar për të mbështetur idenë e shpalljes së një parku kombëtar. Tiranë, Vienë, Radolfzell, 12 Mars, 2015. Sot, OJF-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur së bashku […]