Takimi i Miqve të Vjosës
Në datën 21 mars 2018 u organizua takimi i radhës i Miqve të Vjosës, një traditë ku pjesëmarrësit bëhen bashkë për të folur mbi situatën aktuale të lumit dhe ide të reja në mbrojtje të kauzës ‘Vjosa pa diga’.
CategoriesAktivitete IniciativaNë datën 21 mars 2018 u organizua takimi i radhës i Miqve të Vjosës, një traditë ku pjesëmarrësit bëhen bashkë për të folur mbi situatën aktuale të lumit dhe ide të reja në mbrojtje të kauzës ‘Vjosa pa diga’.
CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesmeEcoAlbania nisi zbatimin e projektit “Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme” në kuadër të promovimit të Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Nxënësit e shkollave të mesme profesionale do të informohen mbi OZhQ-të, ekzistencën e “punëve të gjelbra” dhe mundësitë e zhvillimit të profesioneve të tyre duke mbetur miqësorë me mjedisin.
CategoriesAktiviteteDitën e premte, më 15 dhjetor 2017, EcoAlbania ka mbledhur së bashku në tryezën e diskutimit me temë “Efiçenca energjetike në ndërtesa” përfaqësues të bizneseve të ndërtimit, shoqatës së ndërtuesve, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe ekpertë të fushës. Gjatë takimit u diskutua mbi ligjet e reja për efiçencën dhe performancën e energjisë, çertifikimin energjetik të ndërtesave, përmirësimin e infrastrukturës së konsumatorëve, si dhe lehtësirat që do të kënë kompanitë e ndërtimit nga zbatimi i këtij legjislacioni.
Përfaqësues të OJF-ve mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë mjedisi, donatorë dhe aktivistë u mblodhën dje në një forum të dedikuar Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të bashkuar energjitë në mbrojtje të Parqeve Kombëtare në Shqipëri. Parqet Kombëtare edhe pse të mbrojtura sipas legjislacionit mjedisor në fuqi, po ekspozohen çdo ditë e më shumë ndaj rreziqeve me karakter betonizues për përfitime dhe interesa të ngushta të disa bizneseve të huaja dhe vendase.
CategoriesAktiviteteMë 6 dhjetor 2017 u zhvillua në parkun “Rinia” loja “Të njihemi më shumë me energjinë”. Qytetarë të Tiranës iu bashkuan kësaj loje ndërgjegjësuese të mbajtur nga dy organizatat EcoAlbania dhe Qendra EDEN. Loja u mendua në formën e një rrote me disa ndarje. Secila ndarje përkonte me një pyetje nga jeta e përditshme mbi përdorimin e energjisë dhe burimet e rinovueshme. Interesi i shfaqur nga kalimtarët mbi tematikat e “varfërisë energjetike” dhe përdorimin efiçent të energjisë ishte i lartë.
CategoriesAktiviteteTryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës. U zhvillua më 1 dhjetor 2017 takimi me temë “Efiçenca energjetike në qytetin e Tiranës” me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak, si dhe ekspertë të fushës. Pjesëmarrësit u njohën me të dhënat paraprake të studimit të realizuar nga EcoAlbania dhe Qendra EDEN mbi […]