CategoriesAktivitete AKTIV II – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Vijojnë forumet lokale në kuadër të nxitjes së nismës ligjore qytetare mjedisore – Mbahet takimi i dytë në Tepelenë

Në vijim të veprimtarisë lobuese dhe advokuese për përmirësimin e legjislacionit për koncesionet e HEC-eve në Shqipëri, Eco Albania ka vijuar me zhvillimin e forumeve lokale me Organizatat Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore.

Më datë 23 Qershor 2018 u zhvillua takimi i dytë në Tepelenë, me pjesëmarrës organizatat lokale mjedisore, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të Bashkive Tepelenë dhe Memaliaj, DRM Gjirokastër, Prefektura e Qarkut Gjirokastër, gazetarë, etj.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme

“Si e imagjinoni qytetin tuaj në të ardhmen?” – idetë e nxënësve të shkollave të mesme profesionale mbi “Smart cities”

 

Tiranë, 28 Maj 2018. Nxënësit e shkollave të mesme profesionale kanë paraqitur për qytetarët e Tiranës, idetë e tyre mbi qytetet e së ardhmes. Nëpërmjet ekspozimit të dy modeleve në miniaturë të “Qyteteve inteligjente” nxënësit e shkollës teknike-elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë dhe të shkollës së mesme profesionale “26 Marsi”, Kavajë, treguan vizionin e tyre për zhvillimin e qyteteve nëpërmjet alternativave miqësore me mjedisin.

CategoriesAktivitete Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme

Panairi “Rescue food” – Kuzhinierët e ardhshëm ofrojnë alternativa për konsum të përgjegjshëm

25 Maj 2018, Durrës. Një panair i veçantë ushqimor është organizuar nga nxënësit e shkollës së Mesme Teknologjike “Hysen Çela”, Durrës me qëllim ndërgjegjësimin mbi konsumin e përgjegjshëm. Panairi “Rescue food” u shndërrua në një festë e veçantë që shënoi edhe përmbylljen e projektit “Nxitja e sipërmarrjes tek të rinjtë e shkollave të mesme”, me nxënësit e kësaj shkolle.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Filmi “Zemra Blu” shfaqet në Tiranë – Cfarë do të bëje për të shpëtuar lumin tënd…?

‘++Rreth 200 persona ndoqën filmin “Zemra Blu” këtë të Diel në Tiranë – Filmi udhëton edhe pranë komuniteteve të Luginës së Vjosës.++

Tiranë, 7 Maj 2018. Filmi “Zemra Blu” u shfaq mbrëmë në Tiranë për publikun shqiptar, në Kinema Millennium. Premiera e Shqipërisë bëri bashkë rreth 200 persona, qytetarë të Tiranës, vizitorë nga qytete të tjera, miq të Vjosës, përfaqësues të autoriteteve shtetërore, organizata të shoqërisë civile shqiptare e ndërkombëtare, profesorë e studentë, etj.

×