Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Festimi i Ditës Botërore të Riciklimit në Shkollën 9-vjeçare “5 Maji”, Ura Vajgurore, Dimal dhe ADZM Berat

Ura Vajgurore, Berat, 18 mars 2024. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të frymëzuar nga pasioni për të mbrojtur planetin tonë, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “5 Maji”, Ura Vajgurore, Dimal, kujtuan Ditën Botërore të Riciklimit, duke u bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme që realizohen në kuadër të kësaj dite në gjithë botën. Aktiviteti kishte […]

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Iniciativa Mjedisore në Korçë: Nxënësit e Shkollave të Mborjes dhe Progerit për një Mjedis më të pastër

Në një kohë kur sfidat mjedisore po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme, përkushtimi për të mbrojtur mjedisin tonë është jetësor. Në shkollat “Haki Mborja” në Mborje dhe “Abdullah Progeri” në Progër, një iniciativë e frymëzuar për të adresuar këto sfida u organizua me sukses. Duke bashkuar fuqitë e nxënësve, stafit shkollor dhe specialistëve nga […]

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Edukimi Mjedisor në qarkun e Korçës: Nga Pogradeci në Pustec me nxënësit e shkollave 9 vjeçare

Në qarkun e Korçës, datat 11, 12 dhe 13 mars, një sërë aktivitetesh të përfshira në fushën e edukimit mjedisor u kryen në tre shkolla 9-vjeçare: “Kozma Gjoke Basho” në Pogradec, “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë, dhe “2 Dëshmorët” në Pustec. Këto aktivitete u zbatuan në kuadër të një përpjekjeje të përbashkët për të […]

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Eksplorimi Bimor dhe Shtazor në Shkollën “Sali N. Ballkoçi” në Labinot

Një aventurë e veçantë e edukimit mjedisor u organizua për nxënësit e klasës së 7-të në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali N. Ballkoçi” në Labinot Fushë më 6 mars 2024. Tema kryesore ishte shqyrtimi i biodiversitetit dhe përdorimi i treguesve morfologjikë për klasifikimin e organizmave bimorë. Në këtë rast, u theksua rëndësia e diversitetit […]

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Eksplorimi i Mënyrave për Mbrojtjen e Mjedisit në Shkollën 9-Vjeçare “Xhafzotaj”, Durrës

Ekipi i edukimit mjedisor vizitoi më 6 mars 2024, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Xhafzotaj” në Durrës për të zhvilluar një aktivitet i cili promovon ndërgjegjen mjedisore tek të rinjtë. Gjatë këtij aktiviteti, me anë të një reaksioni kimik u dëshmua krijimi i CO2 nga kombinimi i acidit acetic (uthull) me bikarbonatin e sodiumit (sodë buke). […]

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Mësojmë dhe eksperimentojmë me fotosintezën dhe paletën e ngjyrave të natyrës në Mengël, Elbasan!

1 mars 2024, Mengël, Elbasan. Nxënësit e shkollës “Sulejman Rrançi” në Mengël, mësuan më shumë rreth gazrave në atmosferë dhe eksperimentuan për të zbuluar se si bimët shpërndajnë oksigjenin në planetin Tokë përmes procesit të mrekullueshëm të fotosintezës. Gjatë kësaj eksperience, nxënësit morën pjesë në një eksperiment praktik për të studiuar pigmetet bimore, veçanërisht klorofilin, […]