Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesLajme Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Iniciativa Për Edukim Mjedisor në Shkodër: ‘Përcjellshmëria e rrymës në ujë” me nxënësit e Dëshmorët e Rrencit

24 Janar 2024, 12 nxënës nga shkolla 9 vjeçare “Dëshmorët e Rrencit” morën pjesë në një orë edukimi mjedisor në Shkodër. Diskutimet u përqëndruan mbi ndotjen dhe u eksperimentua me përcjellshmërinë e rrymës në ujë. Seanca, e mbajtur në mes të bukurisë natyrore të Shkodrës, synonte të shpirtëzonte në mendjet e reja rëndësinë e kujdesjes […]

CategoriesEdukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri Lajme

Eksperimentojmë me Energjinë e erës : Edukimi mjedisor në shkollën 9-vjeçare Alen

17 janar 2024, Fier. Në shkollën 9-vjeçare “Alen”, udhëtimi ynë i edukimit mjedisor nisi me diskutime teorike mbi ndotësit kryesorë mjedisorë dhe mënyrat efektive për parandalimin e ndotjes njerëzore. Nxënësit morën pjesë duke ndarë njohuritë e tyre teksa ndërtuam dhe një model të mullirit me erë. Eksplorimi ynë shtrihej te praktikat e thjeshta të përditshme, duke […]

CategoriesEdukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Mësojmë mbi Energjinë e Rinovueshme: Një Ditë Edukimi Mjedisor në Shkollën Lëvizja Demokratike në Hoxharë

16.01.2024 Hoxharë, Fier. Ora e edukimit mjedisor në shkollën “Lëvizja Demokratike”, u zhvillua si një zbulim i këndshëm. Fëmijët në këtë shkollë inkorporojnë parimet mjedisore, duke treguar një angazhim admirues për një jetë të qëndrueshme. Në këtë seancë edukative, u kombinuan aspektet teorike dhe praktike, duke përfshirë ndërtimin e një mulliri ere prej letre dhe zhvillimin e […]

CategoriesEdukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Edukimi Mjedisor në Shkollën Kostandin Peta, Çlirim, Fier: CO2 dhe impakti i tij në mjedis.

15 janar 2024 Çlirim,Fier. Në shkollën “Kostandin Peta” u zhvillua një orë e edukimit mjedisor. Kjo orë mjedisore përfshiu çeshtjen e ndotjes mjedisore, emetimin e CO2 në atmosferë si dhe një eksperiment për të parë nga afër bulëzat e dioksidit të karbonit. Me çeshtjen e ndotjes mjedisore si fokus kryesor lindën diskutime me nxënësit mbi faktorët kryesorë që e […]

CategoriesEdukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Nxitja e ndërgjegjësimit: Edukojmë dhe mësojmë nga nxënësit e shkollës 9-Vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë

Tiranë, 13 dhjetor 2023. Në frymën e festave, kemi pasur kënaqësinë të organizojmë një orë edukimi mjedisor me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Ky aktivitet synoi të nxisë ndërgjegjësimin mjedisor në nxënësit e kryeqytetit me anë të teorisë, eksperimenteve dhe lojërave edukative. Gjatë orës edukative, pati diskutime mbi ndotjen mjedisore dhe […]

CategoriesEdukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Të kujdesemi për të nesërmen: Festimi i Ditës Botërore të Dheut me Shkollën “Asim Zeneli”

Progonat, 5 dhjetor 2023. Në zemër të Progonatit, nxënësit e shkollës “Asim Zeneli” festuan Ditën Botërore të Dheut në një mënyrë unike dhe me ndikim për të ardhmen duke mbjellur pemë në zonën përreth. Dita nisi me një orë edukimi mjedisor, e ndjekur nga një seri lojërash edukuese tërheqëse në natyrë, për të krijuar një […]