Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

17 zyrtarë të Programit të Partneriteteve për Restaurimin e Lumit Cumbrian vizitojnë Vjosën

13 shtator 2023. Tepelenë. Në këtë mëngjes plot diell në Qendrën Kërkimore të Vjosës, ne patëm nderin të mirëpresim 17 zyrtarë të Programit të Partneriteteve të Restaurimit të Lumit Cumbrian. Programi synon të rivendosë proceset natyrore lumore në Parkun Kombëtar të Rajonit të Liqenit në veriperëndim të Anglisë, kryesisht në lumenjtë Kent, Derwent dhe Eden. […]

CategoriesAktivitete

Studentë dhe profesorë nga Universiteti Humboldt, Berlin vizitojnë Qendrën Kërkimore të Vjosës

Pasditen e një prej ditëve të para me shi për pak kohë, ne ishim të lumtur të mirëpresim mysafirët tanë nga Universiteti Humboldt, Berlin, në Qendrën Kërkimore të Vjosës: Grupi prej 25 studentësh të Gjeografisë të shoqëruar nga Prof. Daniel Müller kishin zgjedhur të vizitonin këtë objekt si një nga ndalesat e tyre të para […]

CategoriesAktivitete Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Një ditë ndryshe me fëmijët e shkollës Qendra “Ditë e Re”

Më 20 korrik, 2023 morëm pjesë në shkollën verore të Qendrës “Ditë e re” për një ditë ndryshe me fokus edukimin mjedisor. Është një mundësi për fëmijët që të përfshihen në aktivitete që mund të formësojnë të ardhmen e tyre. Gjatë aktivitetit u bë prezantim mbi rëndësinë e ujit dhe ndotjen e plastikës. Duke i […]

CategoriesAktivitete Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Kampi veror III me fëmijët nga Tepelena: eksploratorët e vegjël të Vjosës

Dita e parë, 14 Korrik 2023. Fëmijë nga Tepelena, të moshave 8-14 vjeç u bënë pjesë e kampit veror të organizuar në Qendrën Kërkimore të Vjosës në Tepelenë. Ky kamp mirëpriti eksploratorët e vegjël jo vetëm për t’i argëtuar dhe për t’i mësuar, por dhe për t’i ndërgjegjësuar ata për ndotjen që mbeturinat mund t’i […]

CategoriesAktivitete Edukimi Mjedisor në Shkollat 9-vjeçare në Shqipëri

Dita Botërore e Mjedisit me fëmijët nga Dukati: Zgjidhje për ndotjen nga plastika

Dukat, 5 qershor 2023. Një numër prej 28 fëmijësh të klasës së 6, 7 dhe 8  të shkollës “Hasan Mehilli” morën pjesë në orën edukative zhvilluar me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit. Këtë vit vjen me sloganin “Zgjidhje për ndotjen nga plastika”. Ora edukative nisi në formë bashkëbisedimi me nxënësit dhe ekipin e EcoAlbania […]

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Formimi i Rrjetit të Shoqërisë Civile të Vjosës dhe firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit

Më datë 12-13 Prill u zhvillua takimi me shoqërine civile në Gjirokastër dhe në Vlorë me qëllim ndarjen e mendimeve, eksperiencave, propozimeve për ngritjen e një Rrjeti të Shoqërisë Civile (RRSHC) të Basenit Ujor Vjosë. Të gjithë organizatat pjesëmarrëse u dakordësuan për krijimin e këtij rrjeti dhe më 26 Maj 2023 u nënshkrua Memorandumi i […]