Turi i lumenjve të Ballkanit mbërrin në Shqipëri
Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj nga vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rendësin e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë. Porta e parë pritëse për turin në Shqipëri ishte Valbona, e më pas Osumi dhe në finale Vjosa.