Fuqizimi i Kujdestarëve të Natyrës: Edukim Mjedisor në Piskovë

Piskovë, 20 tetor 2023. Nxënës të shkollës 9- vjeçare “1 Maji”në Psikovë, Përmet ndanë eksperiencat e tyre për mbrojtjen e natyrës gjatë sesionit të radhës të edukimit mjedisor. Fokusi i sesionit ishte vlerësimi i pasurisë së natyrës në zonën e tyre dhe si mund ta ruajnë atë nga ndotja potenciale. Nxënësit ishin krenarë që ndanë përvojat e tyre dhe u përfshinë në aktivitete praktike që nxisin një kuptim më të thellë të mjedisit të tyre.

Kryerja bashkarisht e eksperimenteve në filtrimin e tokës nisi me prerjen e një shishe në gjysëm dhe të kthyer përmbys dhe pasi bënë vrima në tapën e shishes,  ata vendosën gurë të vegjël brenda dhe derdhën ujë me vaj. Ky aktivitet praktik i lejoi ata të vëzhgonin se si materiale të ndryshme mund të ndihmojnë në filtrimin e ndotësve nga uji, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së burimeve tona natyrore.

Gjatë seancës u luajtën edhe lojëra në natyrë. Një lojë e tillë përfshinte një nxënës që përfaqësonte një dhelpër që duhet të shkonte të pinte ujë nga burimi ndërsa përballej me pengesa të ndryshme si grabitqarët, ferma, rrugë me makina dhe gjuetarët. Loja tjetër i vuri në grup para vështirësisë së imitimit të lëvizjes së një gjethe kur një person e mbante në dorë dhe e lëvizte atë në mënyra të ndryshme. Kjo lojë jo vetëm që inkurajoi punën në grup, por gjithashtu nguliti një vlerësim për ndërlidhjen e natyrës.

Në përgjithësi, ky sesion ofroi një përvojë pasuruese për nxënësit e shkollës “1 Maji”, pasi ata mësuan rreth koncepteve mjedisore përmes eksperimenteve praktike dhe lojërave tërheqëse në natyrë.

Edukimi mjedisor është një mision që nis që në moshë të hershme dhe ka ndikim në të gjithë brezat, me shpresën se fëmijët do të ndërgjegjësohen për të ndëmarrë hapa të vegjël në pëditshmërinë e tyre dhe do të përçojnë mesazhe të vlefshme edhe tek të rriturit që i rrethojnë. 

Mësues apo drejtues shkolle dhe që kanë dëshirë të zhvillojmë orë edukimi mjedisor në shkollën e tyre, mund të bëhen pjesë e projektit të edukimit duke kontaktuar koordinatoren e projektit Marina Xhaho në adresën e-mailit: [email protected].

Projekti “Edukimi mjedisor në shkollat 9 vjeçare në Shqipëri”, synon të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor nëpërmjet edukimit të të rinjve përmes aktiviteteve në të paktën 35 shkolla të vendit.