Fidanët e ndryshimit: Iniciativa bashkëpunuese për ripyllëzim në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Hotolisht, 3 nëntor 2023. Sëbashku me nxënësit e shkollës “Rrahman Çota”, Hotolisht dhe ADZM Elbasan, në një përpjekje për të luftuar dhe edukuar mbi shpyllëzimin, ndotjen dhe çështje të tjera mjedisore, i shtuam Parkut Kombëtar “Shebenik Jabllanicë” pemë autentike të zonës. Kjo nismë kishte për qëllim edukimin e të rinjve mbi rivendosjen e ekuilibrit natyror dhe ruajtjen e biodiversitetit të rajonit. Entuziazmi dhe gatishmëria e tyre për të mësuar rreth ruajtjes së mjedisit ishin të lavdërueshme.

Parku Kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, i njohur për florën dhe faunën e tij të pasur, përfshiu nxënësit në përvojë praktike me një ndjenjë përgjegjësie ndaj natyrës. Ata mësuan teknikat e duhura të mbjelljes së pemëve, llojet e fidanëve  dhe ruajtjen e rritjes së tyre me kalimin e kohës.

Duke u fokusuar në mbjelljen e pemëve autentike të zonës, mundësohet që këta fidanë të sapombjellë të jenë të përshtatshëm për t’i bërë ballë kushteve klimatike lokale dhe të lulëzojnë në habitatin e tyre natyror. Kjo qasje promovon restaurimin e ekosistemit duke ruajtur diversitetin gjenetik rajonal.

Në përgjithësi, kjo përpjekje bashkëpunuese shërben si një shembull frymëzues se si komunitetet mund të bashkohen për të trajtuar në mënyrë efektive sfidat mjedisore. Duke rrënjosur një ndjenjë përgjegjësie në mendjet e të rinjve sot, ne mund të krijojmë një të ardhme më të mirë ku praktikat e qëndrueshme janë të prioritizuara për brezat që vijnë.

Mësues apo drejtues shkolle dhe që kanë dëshirë të zhvillojmë orë edukimi mjedisor në shkollën e tyre, mund të bëhen pjesë e projektit të edukimit duke kontaktuar koordinatoren e projektit Marina Xhaho në adresën e-mailit: [email protected].