Gramsh: Zhvillohet wokshopi i dytë me aktorët lokal mbi zhvillimin e planit të veprimit për korridorin ekologjik Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz

Më 11 Janar 2024 u zhvillua workshopi i dytë mbi zhvillimin e planit të veprimit për korridorin ekologjik Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz, në Gramsh. Workshopi u zhvillua në Qendrën Kulturore të qytetit të Gramshit ku morën pjesë 13 persona nga grupet e interesuara. Kryetari i Bashkisë Gramsh theksoi se roli dhe angazhimi i bashkive vendore në këtë proces është faktori kryesor i suksesit të projektit. Bashkitë vazhdojnë të mbështesin aktivitetet e projektit dhe shprehin solidaritetin e tyre për miratimin dhe zbatimin e planit të veprimit. Ndryshe nga bashkitë Librazhd dhe Përrenjas, bashkia Gramsh shpreh bashkëpunim më të mirë me kompanitë e HEC-eve. Megjithatë, problemi me HEC-et mbetet stabil pasi kërkesat për ndërtimin e HEC-eve të reja janë ende në axhendë.

Një tjetër pikë diskutimi kanë qenë vlerat natyrore dhe kulturore në drejtim të zhvillimit turistik me fokus në zonat kyçe si Grabove, e cila është e nënshfrytëzuar për shkak të mungesës së infrastrukturës mbështetëse. Potenciali i pashfrytëzuar turistik dhe nevoja për të rritur të ardhurat që sjell aktiviteti turistik në rritje në territorin e bashkisë Gramsh, u diskutua gjerësisht brenda pjesëmarrësve në këtë seminar. Nevoja për investime në infrastrukturën energjetike, furnizimin me ujë dhe rrjetin e transportit kanë qenë çështjet kryesore që u ngritën. Si aktivitete kryesore menaxheriale që janë me interes të lartë për Bashkinë Gramsh përfshijnë: a) rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për zonat turistike dhe infrastrukturën në mbështetje të turizmit në zonën përreth liqeneve; b) miratimin e planeve për zjarret, rrugët e emergjencës dhe korridoret e zjarrit; c) Bashkëpunimi ndërmjet bashkive fqinje për plane të përbashkëta në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe aktiviteteve turistike; dhe d) rritja e kapaciteteve logjistike për institucionet menaxhuese siç janë komunat dhe RAPA-të.

Gjatë takimit u ra dakord edhe për vizionin e korridorit ekologjik ku palët e interesuara të Bashkisë Gramsh ndajnë të njëjtin angazhim si aktorët e tjerë të AQK-së. Në fund, gjatë takimit, të pranishmit theksuan se është thelbësor bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Bashkisë Gramsh dhe bashkive fqinje, veçanërisht në sektorin pyjor dhe kontrollin dhe monitorimin e veprimtarive të paligjshme në territor. Komuna dhe pjesëmarrësit e tjerë shprehin gatishmërinë për të mbështetur procesin e fillimit të vlerësimit të territorit si OECM.

Mbi korridorin ekologik:

Korridori ekologjik “Polis-Valamare-Rungajë-Moravë-Gramoz” ndodhet në juglindje të Shqipërisë dhe përfaqëson një zonë të largët malore që prek pjesërisht territorin e bashkive Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Gramsh, Maliq dhe Skrapar me një sipërfaqe prej rreth 1600 km2. Korridori ofron një strehë të rëndësishme për një numër të madh specieve, duke lejuar lëvizjen e tyre midis zonave të mbrojtura. Zona e projektit është veçanërisht e rëndësishme për të mbështetur popullatat e gjitarëve të mëdhenjë, duke përfshirë ariun, ujkun dhe rrëqebullin e Ballkanit lloj I kërcënuar në zhdukje.

Megjithatë, korridori është i rrezikuar në mënyrë të konsiderueshme nga fragmentimi i habitateve si pasojë e prerjeve të pyjeve, zjarreve, urbanizimit, praktikave jo të qëndrueshme kryesisht në bujqësi dhe menaxhimit të dobët të burimeve natyrore, duke rrezikuar integritetin e përgjithshëm të ekosistemeve, biodiversitetin dhe konektivitetin e tij. Megjithëse pjesa më e madhe e korridorit është përjashtuar nga rrjeti i zonave të mbrojtura, ai mbetet një zonë e rëndësishme që lejon lëvizjen e specieve të rëndësishme, veçanërisht atyre që kërkojnë një habitat të gjerë.

Korridori ekologjik “Polis-Valamare-Rungajë-Moravë-Gramoz” adreson konektivitetin midis pesë zonave të mbrojtura: Parku Kombëtar Shebenik, Parku Natyror Stravaj-Sopot, Peizazhi i Mbrojtur i Liqenit të Pogradecit, Guri I Nikes – Lenie-Valamare dhe Parku Kombëtar Mali i Tomorrit.