Edukimi Mjedisor dhe Energjia e Rinovueshme: Një Shembull nga Maqellara

Nxënës të shkollës 9-vjeçare në Maqellarë morën pjesë në një orë të edukimit mjedisor për ndotjen dhe ndikimin njerëzor në mjedis. Aktiviteti i organizuar më 7 shkurt 2024, u ofroi fëmijëve një shans të vlefshëm për të reflektuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe për të identifikuar zgjidhje inovative për sfidat mjedisore.

Një moment i veçantë gjatë orës së edukimit mjedisor ishte ndërtimi i modeleve të turbinave me erë nga materiali i letrës. Nxënësit me entuziazëm dhe kreativitet punuan për të krijuar mini-turbinat e tyre, duke shfaqur dëshirën e tyre për të eksperimentuar me zgjidhjet e qëndrueshme për prodhimin e energjisë.

Përmes kësaj aktiviteti, u theksua dallimi midis lëndëve fosile dhe energjisë së rinovueshme. Nxënësit arritën të kuptonin se energjitë e rinovueshme, siç është ajo e erës dhe diellit ofrojnë një zgjidhje më të pastër dhe më të qëndrueshme për mjedisin, krahasuar me burimet tradicionale . Ata u inkurajuan të reflektojnë për rolin e tyre në përdorimin e energjisë dhe kursimin e saj në përditshmëri.