Bashkohu me Turin e Lumenjve të Ballkanit 3 përmes artit

Balkan River Defence (BRD) fton artistë të fushave të ndryshme të artit, ti bashkohen nismës së Turit të Lumenjve të Ballkanit, duke transformuar materiale druri, guri, degësh etj në art. Ne dëshirojmë tu japim artistëve një mundësi për të shfaqur visionin e tyre, për të prezantuar punën e tyre në publik dhe për të kontribuar në mbrojtjen e lumenjve të egër të Ballkanit.


Arti juaj është një dhuratë (vullnetare) për shfaqjen finale.


Fitimet nga shitja do të shkojnë për BRD.


Çfarë?


Tema: Lumenjtë jetojnë, hidrocentralet vrasin!


Arti nga mbetjet, çfarë nuk i përket lumit (telat, plastika, metale, mbetje interesante të transformuara nga lumi) të kombinuara me materiale natyrore (gur, degë, shkopinj etj), ngjyra, të pikturuara, të modeluara nga dëshira dhe imagjinata e artistëve. Piktura, grafikë, statuja, skulptura, instalacione.


Kush?


Artistë të të gjitha fushave: piktorë, dizenjues grafik, skulptorë, arkitektë etj. Të gjithe ata që dëshirojnë të krijojnë dhe të sfidojnë vetveten. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e lumenjve të egër dhe të paraqesin punën në publik.


Si mund të merren materialet?


Artistët duhet t`a marrin vetë materialin nga shtretërit e lumenjve (duke gjetur mbetje interesante, gjithashtu mund të kontribuojnë në pastrimin e natyrës).


Materiale të tjera?


Materiale të tjera (bojëra, furça, ngjitës, spraj etj…): vetë materialet me të cilat artisti punon.


Kur?


Ju mund të filloni me punën sa më shpejt. Arti do të shfaqet në ekspozitën finale në : Ljubljanë, Kino Šiška, Slloveni, më 6 Tetor 2018.


Gjatë BRT3 ne do të krijojmë një grup artistësh (ju mund të na bashkoheni kudo, kurdoherë…)


Si ta shpërndajmë artin?


Përmes postës deri të Mërkurën, 3 Tetor 2018 në adresën e mëposhtme:


Zavod Leeway Collective


Zgornja Lipnica 24a


4246 Kamna Gorica


Slovenia – Europe


Kontakt: Anja Lampret, [email protected], FB, Instagram


Shitje?


Nëse ju dëshironi të shisni veprat tuaja të artit gjatë eventit final, ju mundeni. Por ju duhet të keni të drejta ligjore për të shitur produktet tuaja.


Aplikoni deri në 1 tetor 2018.


INSTRUKSIONE


TEMA: LUMENJTË JETOJNË, HIDROCENTRALET VRASIN


TË DHËNA:


-EMRI DHE MBIEMRI


-TITULLI


-DATA


-ORIGJINA E MATERIALEVE


-SHTETI


PËRMASAT: JO MË TË MËDHA SE 1.8M X 1,5M.


SHEMBULL:


ANA SURNAME


LUMI I EGËR, 11. 10. 2018


MATERIALE: TEL NGA LUMI SOČA, GURË NGA LUMI KORITNICA , METAL NGA LUMI VJOSA ETJ.