Balkan River Defence (BRD) fton artistë të fushave të ndryshme të artit, t`i bashkohen nismës së Turit të Lumenjve të Ballkanit, duke transformuar materiale druri, guri, degësh etj. në art. Ne dëshirojmë t`u japim artistëve një mundësi për të shfaqur visionin e tyre, për të prezantuar punën e tyre në publik dhe për të kontribuar në mbrojtjen e lumenjve të egër të Ballkanit.
Arti juaj është një dhuratë (vullnetare) për shfaqjen finale.
Fitimet nga shitja do të shkojnë për BRD.
Çfarë?
Tema: Lumenjtë jetojnë, hidrocentralet vrasin!
Arti nga mbetjet, çfarë nuk i përket lumit (telat, plastika, metale, mbetje interesante të transformuara nga lumi) të kombinuara me materiale natyrore (gur, degë, shkopinj etj), ngjyra, të pikturuara, të modeluara nga dëshira dhe imagjinata e artistëve. Piktura, grafikë, statuja, skulptura, instalacione.
Kush?
Artistë të të gjitha fushave: piktorë, dizenjues grafik, skulptorë, arkitektë etj. Të gjithe ata që dëshirojnë të krijojnë dhe të sfidojnë vetveten. Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e lumenjve të egër dhe të paraqesin punën në publik.
Si mund të merren materialet?
Artistët duhet t`a marrin vetë materialin nga shtretërit e lumenjve (duke gjetur mbetje interesante, gjithashtu mund të kontribuojnë në pastrimin e natyrës).
Materiale të tjera?
Materiale të tjera (bojëra, furça, ngjitës, spraj etj…): vetë materialet me të cilat artisti punon.
Kur?
Ju mund të filloni me punën sa më shpejt. Arti do të shfaqet në ekspozitën finale në : Ljubljanë, Kino Šiška, Slloveni, më 6 Tetor 2018.
Gjatë BRT3 ne do të krijojmë një grup artistësh (ju mund të na bashkoheni kudo, kurdoherë…)
Si ta shpërndajmë artin?
Përmes postës deri të Mërkurën, 3 Tetor 2018 në adresën e mëposhtme:
Nëse ju dëshironi të shisni veprat tuaja të artit gjatë eventit final, ju mundeni. Por ju duhet të keni të drejta ligjore për të shitur produktet tuaja.
Aplikoni deri në 1 tetor 2018.
Instruksione
Tema: Lumenjtë jetojnë, hidrocentralet vrasin
Të dhëna:
-Emri dhe mbiemri
-Titulli
-Data
-Origjina e materialeve
-Shteti
Përmasat: jo më të mëdha se 1.8m x 1,5m.
Shembull:
Ana Surname
Lumi i egër, 11. 10. 2018
Materiale: tel nga Lumi Soča, gurë nga lumi Koritnica , metal nga lumi Vjosa etj.