Roshnik, Berat, 20 mars 2024. Përmes një ore mësimore të veçantë, fëmijët e Shkollës 9 vjeçare “Mehmet Qyprilli” në Roshnik, patën mundësinë të marrin informacion të ri dhe të vlefshëm mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Diskutimet u përqëndruan në veprimet e gjithësecilit dhe ndikimi që kanë në ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit. Për më tepër nxënësit u nxitën të reflektojnë mbi ndikimin e veprimeve të tyre në mjedis. Në këtë udhëtim zbulimi, eksperimenti praktik ishte një pjesë e rëndësishme e aktivitetit tonë.
Gjatë eksperimentit praktik, një tollombace u përdor për të ilustruar konceptin e veprimit dhe kundërveprimit në mjedis. Gjithë nxënësit u angazhuan aktivisht në këtë eksperiment, duke vëzhguar lëvizjen e tollombacit përgjatë një filli. Kjo eksperiencë praktike u bë një mjet efektiv për të kuptuar se si veprimet tona, edhe ato më të vogla, mund të kenë ndikime të mëdha në mjedisin tonë. Nëpërmjet këtij eksperimenti, u inkurajua ndërgjegjësimi për rëndësinë e veprimit të përgjegjshëm në mënyrë që të kujdesemi për mjedisin në të cilin jetojmë.
Gjatë gjithë aktivitetit, u bënë përpjekje të përforcuara për të krijuar një kulturë të kujdesit dhe respektit ndaj mjedisit. Nëpërmjet kësaj përvoje edukative, nxënësit u inkurajuan të marrin masa konkrete për të mbrojtur mjedisin dhe për të reduktuar ndikimin negativ të veprimeve të tyre. Ky aktivitet u shënua si një hap i rëndësishëm në drejtim të ndërgjegjësimit të nxënësve për të qenë agjentë të ndryshimit në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të qëndrueshëm për të ardhmen.