Zëri i Amerikës: Nisma për përmirësimin e legjislacionit të konçesioneve të HEC-eve

Legjislacioni aktual i koncesioneve paraqet një sërë mangësish dhe favorizon ndërtimin e HEC-eve në mënyrë kaotike dhe të pastudiuar. Situata në Shqipëri paraqitet alarmante, pasi janë planifikuar më shumë se 520 hidrocentrale, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve në zona të mbrojtura dhe zona me potencial të lartë natyror. Për këtë arsye, si pjesë e nismës së EcoAlbania-s për përmirësimin e legjislacionit të konçesioneve të HEC-eve, ekspertë ligjorë dhe të politikave mjedisore kanë analizuar planet, strategjitë dhe legjislacionin kombëtar të 4 sektorëve: të energjisë, turizmit, mjedisit dhe ujit, në frymën e përafrimit të tyre me legjislacionin e BE.

VOA

EcoAlbania zhvilluar një seri forumesh me Organizatat e Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore në kuadër të lobimit dhe advokimit për këtë nismë.

Një nga formumet e organizuara me Organizatat e Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore  gjen pasqyrim në kronikën e Zërit të Amerikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *