Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj nga vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rendësin e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë.
Mbërritja e “Turit të lumenjve të Ballkanit” në Valbonë
Beteja me kajakë në mbrojtje të lumenjve të Ballkanit ka nisur të dielën në lumin Valbona. Ndërkohë që 2.700 hidrocentrale janë parashikuar të ndërtohen që nga Sllovenia deri në Shqipëri.
Udhëheqësi i këtij turi me kajakë, ish-sportisti olimpik, slloveni Rok Rozman, ka mbërritur të shtunën në Valbonë, ndërkohë që të dielën 150 kajakistë të udhëhequr nga Rozman kanë lundruar në Valbonë në mbrojtje të këtij parku, i cili kërcënohet nga ndërtimi i 14 hidrocentraleve, referojnë burime të EcoAlbania.
Artikullin e plotë e gjeni të publikuar nga JavaNews.al
“Turi i Lumenjve të Ballkanit ” mbërrin në luginën e Vjosës
Turi i Lumenjve të Ballkanit zhvendoset në destinacionin e tij final në luginën e Vjosës, për të vazhduar rrugëtimin e nisur më 16 prill në Slloveni. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë e Ballkanit – Stop cunamit të digave”, Turi i lumenjve të Ballkanit synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me vlerat e lumenjve të Ballkanit dhe kërcënimet me të cilët ata ballafaqohen. Udhëhequr nga ish-atleti olimpik slloven dhe themelues i Leeway Collective, Rok Rozman, kajakistë nga e gjithë Evropa kanë përshkuar 17 lumenj në 6 shtete të ndryshme të Ballkanit, duke filluar me lumin Sava në Slloveni.
Finalja e madhe e turit të lumenjve të Ballkanit do të zhvillohet në datat 13-19 maj në luginën e lumit Vjosa tashmë të njohur gjerësisht si perla e egër e Evropës. Porta e parë pritëse për turin në Shqipëri ishte Valbona, e më pas Osumi dhe finalja Vjosa.
Vjosa është quajtur si i vetmi lumë i egër në Ballkan dhe për këtë arsye është kërkuar nga ambientlistët që të mbetet i paprekur dhe jashtë projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e tij. Edhe ky demonstrim sportiv i këtyre ditëve ka për qëllim sensibilizimin që lumi Vjosa të mbetet natyral. Turi sensibilizues do të zgjasë deri në datën 18 maj.
Në këtë finale të madhe të turit të lumenjve të Ballkanit, kajakistë nga e gjithë Evropa do t’i dorëzojnë kryeministrit Edi Rama në 20 maj në Tiranë një peticion të veçantë me kërkesën për mbrojtjen e Vjosës.
Artikullin e plotë e gjeni të publikuar nga BalkanWeb.com