Takimi prezantues i projektit ESPID4Vjosa me grupet e interesit të basenit të lumit Vjosë

Gjatë takimit me pjesëmarrësit për prezantimin e projektit ESPID4Vjosa. (c) B. Guri/EcoAlbania

Më datë 18 korrik, 2022 u organizua takimi prezantues i projektit ESPID4Vjosa me qëllim që të bashkonte përfaqësues të pushtetit qendror dhe vendor, organizata të shoqërisë civile nga Vlora, Gjirokastra dhe Rrethi Fierit dhe akademikë për të prezantuar në mënyrë më të detajuar ecurinë e projektit. Për më tepër, takimi synoi të prezantojë ndërhyrjet përfundimtare dhe aktivitetet që do të zbatohen gjatë fazave të ndryshme të projektit.

Gjatë takimit me pjesëmarrësit për prezantimin e projektit ESPID4Vjosa. (c) B. Guri/EcoAlbania

Gjatë këtij takimi grupet e interesit patën mundësinë të diskutonin dhe shkëmbenin eksperiencën e tyre për çështjet që lidhen me lumin e Vjosës dhe për ecurinë e projektit ESPID4Vjosa. Gjithashtu takimi prezantues u dha mundësi pjesëmarrësve të njihnin më mirë njëri tjetrin dhe të krijojnë lidhje bashkëpunimi në të ardhmen për një menaxhim sa më të mire të basenit të lumit të Vjosës.

Të pranishmit e vlerësuan projektin duke u shprehur se një nismë e tillë është një pikënisje shumë e mirë për të bashkuar organizatat dhe institucionet si dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar mes tyre për të kontribuar në planin e menaxhimit të lumit të Vjosës.

Projekti Espid4Vjosa, i cili zbatohet nga EcoAlbania dhe EuroNatur synon të forcojë bashkëpunimin midis shkencës, shoqërisë civile dhe vendimmarrësve për të siguruar një menaxhim të integruar të burimeve ujore në Basenin Ujor të Lumit Vjosë.