Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesRaporte Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

Manual praktik për të kuptuar dhe përdorur të drejtën mjedisore

Masat e Shqipërisë për të parandaluar përkeqësimin e mjedisit dhe për t’iu përg- jigjur ndryshimeve mjedisore janë nxitur gjithnjë e më shumë nga angazhimet si- pas marrëveshjeve shumëpalëshe mjedisore nga njëra anë por dhe nga nevojat e brendshme nga ana tjetër. Kjo kërkon që zyrtarët qeveritarë jo vetëm të kuptojnë se si ta realizojnë zbatimin […]

CategoriesFushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri Raporte

Marrëdhenia me Median, Udhëzues për Shoqërinë Civile

Procesi demokratik i vendimmarrjes së politikave publike mbështetet në një publik të informuar, të arsimuar dhe të angazhuar. Ekspertët akademikë, zyrtarë qeveritarë, biznese, analistë financiarë, pjesëmarrës në një ngjarje specifike dhe më e rëndësishmja për këtë udhëzues grupe qytetare vullnetare jofitimprurëse, shpesh të njohura si organizata joqeveritare dhe aktorë të shoqërisë civile, ofrojnë informacion për mediat. […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Qeveria shqiptare nënshkruan angazhimin për shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës

Shqipëria ndëmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.  Tiranë, 13 qershor 2022. Pas dhjetë vitesh aksioni të përkushtuar nga komunitetet lokale, aktivistët mjedisorë dhe shkencëtarët për të mbrojtur përgjithmonë lumin Vjosa dhe degët e tij, sot qeveria shqiptare ndërmori hapin […]

CategoriesAktivitete Fushata për Vjosën- frymëzim për aktivizimin në Shqipëri

EcoAlbania ndan eksperiencën e fushatës së Vjosës me OSHC-të mjedisore në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë

Më datën 18 dhe 19 Maj 2022, u zhvilluan 2 forumet e rradhes me temën “Fushata për Vjosën – frymëzim për aktivizmin” në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.  

Në bashkëpunim me organizatën EkoSvest, EcoAlbania ndau eksperiencën e saj për fushatën e Vjosës me kolegët në Shkup. Ekipi ynë u ndal në punën e bërë me median dhe strategjinë ligjore të ndjekur në rastin e Vjosës si një rast suksesi dhe motivimi për aktivistët dhe organizatat në rajon. 
Rëndësi të veçantë iu dha taktikave dhe perpjekjeve të vazhdueshme për të ndaluar 2 hidrocentralet, të Poçemit dhe Kalivaçit, mbrojtjes së lumit Vjosa dhe degëve të saj si dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese apo mënyrës së transmetimit të mesazheve. Gjatë takimit u ngrit si çeshtje mungesa e bashkëpunimit midis organizatave dhe mbështetja kundrejt njëra tjetrës.

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Java e Parë Shkencore për vitin 2022 në Vjosë

09-14 Maj 2022, lugina e Vjosës. Rreth 40 ekspertë dhe studentë u bënë pjesë e Javës së Parë Shkencore të Vjosës në kuadër të projektit ESPID4Vjosa për vitin 2022 ku vazhduan kërkimet në stacionet e monitorimit përgjatë luginës së Vjosës. Grupi i ekspertëve përbëhej nga profesorë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitetit Bujqësor të […]

CategoriesAktivitete ESPID4Vjosa

Zhvillimi i takimeve paraprake me grupet e interesit për të prezantuar projektin ESPID4VJOSA

Gjatë periudhës dhjetor 2021 – prill 2022, ekipi i projektit ESPID4Vjosa zhvilloi 13 takime paraprake me grupet e interesit për të prezantuar objektivat dhe planin e punës me qëllim rritjen e sinergjisë dhe bashkëpunimit për një zbatim sa më efektiv të projektit.  Si një fazë fillestare e zbatimit të projektit, procesi u bazua kryesisht në […]