Krijimi i Komitetit Drejtues të projektit ESPID4Vjosa

Më 18 korrik 2022 u organizua mbledhja e parë e Komitetit Drejtues me qëllim prezantimin e anëtarëve të këtij Komiteti për të specifikuar përbërjen dhe rolin e Komitetit Drejtues të Projektit dhe për të përcaktuar shpeshtësinë e takimeve. Gjithashtu takimi kishte për qëllim prezantimin e draftit të parë të Rregullores së Punës para anëtarëve të Komitetit Drejtues.

Komiteti Drejtues i projektit vendosi për rregullat dhe procedurat që do të ndiqen prej tij si organi drejtues i monitorimit të përgjithshëm të projektit. Komiteti drejtues mblidhet çdo vit me qëllim për të diskutuar progresin vjetor të projektit ESPID4Vjosa dhe planin e punës për fazën e ardhshme të projektit.

Gjatë mbledhjes së parë të Komitetit Drejtues. (c) B. Guri/EcoAlbania

Kjo strukturë u krijua në bazë të një memorandumi mirëkuptimi që u nënshkrua nga të gjithë anëtarët.  Komiteti Drejtues i projektit përbëhet nga: Agjencia Austriake për Zhvillim, EuroNatur/EcoAlbania, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (AKZM, ADZM, AKM, ARM); Universiteti BOKU, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vienës dhe Këshilli i Basenit të Lumit Vjosë.

Gjatë këtij takimi u prezantuan të tre projektet (ESPID4Vjosa, VjoSusDev dhe EUSIWM) që financohen nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatohen ne basenin e Vjosës. Gjatë takimit u vendos që drafti i Rregullores së Punës do të dërgohej elektronikisht te të gjithë anëtarët që të dërgonin komentet dhe sugjerimet e tyre në mënyrë që dokumenti të finalizohej, ndërkohë nga ekipi i projektit ESPID4Vjosa do të ndërtohej një plan pune për fazën tjetër të projektit.