Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Opinion.al: Qeveria firmos për ndërtimin e HEC-it të Poçemit mbi Vjosë, ambientalistët e banorët kundër

Ministria e Energjisë ka firmosur kontratën me kompaninë turke “Kovlu Energji” duke i dhënë të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Ky vendim shkon në kundërshtim me kërkesat e banorëve të luginës së Vjosës, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, Bashkimit Evropian që kanë kërkuar një moratorium 3 vjeçar për sa i përket ndërtimit të HEC-eve në Vjosë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Banorët e prekur nga ndërtimi i HEC-it të Poçemit kërkojnë dëgjesë publike

Pas mungesës së konsultimeve me publikun mbi ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit dhe neglizhencës nga ana e autoriteteve për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, banorët e fshatrave më të prekur nga ndërtimi i digës së Poçemit i kërkojnë qeverisë të mbajë dëgjesat publike në zonë. Sipas informacioneve që EcoAlbania ka mundur të sigurojë në rrugë zyrëtare rezulton se dëgjesa publike për hidrocentralin e Poçemit është mbajtur më 28 shkurt 2015 në qytetin e Fierit.

×