Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.

CategoriesNjoftime për shtyp

Protestë ndërkombëtare kundër shkatërrimit të lumit të fundit të egër të Europës  

Njoftim i përbashkët për shtyp nga Riverwatch, EuroNatur dhe EcoAlbania ++ Dita e 33-të e Turit të Lumenjve të Ballkanit: protestë e organizuar nga kajakistët, politikanët, banorët dhe mbrojtësit e natyrës kundër digave të planifikuara për tu ndërtuar në lumin Vjosë ++ Qeveria do të ndërtojë diga të mëdha ++ Mjedisorët  kërkojnë shpalljen e Vjosës […]

CategoriesNe Media Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Turi i lumenjve të Ballkanit mbërrin në Shqipëri

Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj nga vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rendësin e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë. Porta e parë pritëse për turin në Shqipëri ishte Valbona, e më pas Osumi dhe në finale Vjosa.

CategoriesAktivitete Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Finalja e Turit të Lumenjve të Ballkanit në Vjosë

Turi i Lumenjve të Ballkanit zhvendoset në destinacionin e tij final në luginën e Vjosës, për të vazhduar rrugëtimin e nisur më 16 prill në Slloveni. Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë e Ballkanit – Stop cunamit të digave”, Turi i lumenjve të Ballkanit synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me vlerat e lumenjve të Ballkanit dhe […]

CategoriesNe Media

Botapress: Zëri i Tropojës, JO hidrocentraleve në rrjedhën e Valbonës

“Jo Hidrocentraleve në Valbonë”, ishte moto e reagimit të sotëm kundër Vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Valbona. Ekologët protestues të ardhur nga disa shtete të Evropës, por edhe nga SHBA-ja, pas një turneu nëpër disa vende të Ballkanit, kishin ardhur edhe në Shqipëri, për të ngritur zërin dhe solidarizuar me vendësit, për ta penguar vendimin e Qeverisë shqiptare, për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Valbonës, përkatësisht në rrjedhën e lumit të Valbonës.

CategoriesAktivitete Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Njoftime për shtyp

Turi i Lumenjve të Ballkanit mbërrin në Valbonë

  Të gjithë kundër hidrocentraleve në Valbonë Valbonë 8 Maj, 2016. Turi i Lumenjve të Ballkanit mbërriti sot në luginën e Valbonës, për të vazhduar rrugëtimin e nisur 23 ditë më parë në Slloveni. Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa kanë përshkruar mbi 16 lumenj në vende të ndryshme të Ballkanit, për […]

×