Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

BalkanWeb: HEC- et në Valbonë , grupimi “ të mbrojmë lumenjtë”, letër Ramës: S’ka vendim qeverie mbi kontratë.

Tiranë- Grupimi “të mbrojmë lumenjtë” i ka dërguar dje një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave ku kërkon informacion për kontratat koncensionare për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Valbonë. Në letër grupimi thotë se nuk ka veprim qeverie mbi kontratat dhe shtron disa pyetje për të cilat kërkon përgjigje.

 

CategoriesNe Media

BalkanWeb: Parku i Valbonës në rrezik, banorët e Tropojës sot zbarkojnë tek energjetika

Një grup qytetarësh nga Tropoja sot pritet që të zbarkojnë pranë Ministrisë së Energjetikës për të kërkuar takim në lidhje më ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e lumit të Valbonës. Pjesë e këtij grupi do të jetë edhe luftëtarja më e madhe në mbrojtje të këtij parku, Chatherine Bhone. Amerikania e Valbonës theksoi për “GSH” se ajo do të qëndrojë para derës së ministrisë deri sa t’i lënë një takim.

CategoriesNe Media

228 shkencëtarë ndërkombëtarë i dalin Vjosës në mbrojtje

228 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar përpjekjes së aktivistëve dhe studiuesve shqiptarë për të mbrojtur lumin Vjosë, ndërsa i kanë dërguar të mërkurën kryeministrit Rama kërkesën e tyre zyrtare për një moratorium 3-vjeçar. Qindra shkencëtarë ndërkombëtarë i janë bashkuar nismës së aktivistëve që i kërkojnë qeverisë shqiptare moratorium të HEC-eve mbi lumin Vjosë.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Formalizohet Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”

Grupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” edhe pse jo-formalisht ka filluar të operojë si i tillë që në 2015 duke koordinuar aksione të përbashkëta: lobimi, advokimi, reagimi qytetar etj përkundrejt bumit të madh të ndërtimeve të Hece-ve. Në dekadën e fundit nisur më tepër nga direktiva politike, sesa nga studime të mirëfillta shkencore, planifikimi i më shumë […]

CategoriesNe Media

Shekulli.com: Zhvillim së bashku me natyrën! Në vëmendje ndërtimi i HEC-eve

Zonat e mbrojtura (ZM) shpallen si të tilla për integritetin e tyre, pra për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla dhe shumë të ndjeshme nga ndërhyrjet jo miqësore të njeriut. Për këtë, shpallja dhe menaxhimi si duhet i ZM-ve përbën një detyrim Kushtetues, përmbushje e kërkesave të shumë akteve ligjore dhe nënligjore që garantojnë mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, në përputhje kjo me shumë Konventa dhe Standarde ndërkombëtare.