CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët nga Universiteti BOKU i Vjenës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës vizitojnë sërish luginën e Vjosës për Studimin e sedimenteve.

Tiranë, 20 Mars 2018. Shkencëtarët nga Austria dhe Shqipëria vijojnë studimet në lumin e Vjosës – lumin e fundit të egër më të madh në Evropë. Sot ata mbajtën një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet nga ekspediatat e realizuara gjatë vitit 2017 në luginën e Vjosës si dhe të dhënat e fundit nga puna në terren.

CategoriesNe Media

Ndërtimi i HEC-eve me vend e pa vend

Aleko Miho / Ndërtimi i HEC-eve me vend e pa vend

Gjatë periudhës 2005-2017 janë dhënë leje për të ndërtuar më shumë se 500 HEC-e, të vegjël dhe të mëdhenj të përhapur kudo në Shqipëri. Gjithë rrjedhjet lumore malore janë kthyer në një kantier ndërtimi!

CategoriesAktivitete

Banorët kundër ndërtimit të HEC-eve në Bënçë

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një takim me banorët e fshatit Bënçë për të diskutuar mbi çështjen e hidrocentraleve që janë duke u ndërtuar në këtë zonë. Shqetësimi i banorëve ishte i dukshëm pasi ndërtimi i këtij HEC-i do ta linte fshatin pa ujë. Bënça është një fashat i vogël që merret me blegtori dhe bujqësi dhe i vetmi burim ujor që ka është lumi.

CategoriesNe Media

30 shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë kryejnë studime shkencore në Vjosë: Jo HEC-it të Poçemit

30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj të ardhur nga Austria,Gjermania, Sllovenia janë mbledhur për të studiuar për rreth 1 javë lumin e Vjoses, rreth efekteve negative që pritet të ketë ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit.  Ekipi i studiuesve të mjedisit ka bërë kërkime në  5 km gjatësi  dhe 2 km gjerësi  në afëri të fshatit Kutë, që është parashikuar  të përmbytet  nga rezervuari i digës  nëse HEC-i i Pocemit  do të ndërtohet. Ekspertët flasin për një rezultat komples të studimit, ku në lumin e fundit të egër në Evropë, sic e cilësojnë ata, janë konstatuar, shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks.

×